Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Klajdi Yzeirin dhe Martin Seferin dy personat e dyshuar për pengmarrjen e Klajdi Gjecit 4 netë më parë në afëri të farmacisë 10, në "Rrugën e Dibrës".
Prokuroria i akuzon ata për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj shtetasit Gjeci, ndërsa hetimet janë ende të hapura pasi të rinjtë kanë ndryshuar disa herë dëshmitë para hetuesve. Yzeiri dhe Seferi u arrestuan 1 orë pas pengmarrjes së Gjecit, ndërsa ishin larguar për t’u fshehur në zonën e Dajtit.
Sipas prokurorisë, 2 personat e dyshuar të pengmarrjes kanë marrë me dhunë Klajdi Gjeçin dhe e kanë hipur në makinën e tyre, tip BMV. Pavarësisht se gjatë marrjes në pyetje ata kanë deklaruar se ka qenë e gjitha një keqkuptim pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt, Prokuroria sqaron përmes një njoftimi për shtyp se dëshmitë e tyre kanë nevojë për sqarime të mëtejshme.
Sipas asaj që kanë deklaruar dy të dyshuarit, mbrëmjen e datës 25 dhjetorit një person ka goditur kamarierin e lokalit “Tuist“, në pronësi të Klejdi Yzeirajt, pasi pretendonte se kamarieri i kishte ngacmuar motrën. Pas kësaj kamarieri ka njoftuar pronarin e lokalit, i cili sëbashku me dy persona të tjerë me mjetin mjetin e tij tip BMV x6 kanë marrë me forcë në rrugën e Dibrës, shtetasin Klajdi Gjeçin, pasi pretendonin se ishte ai që e kishte goditur kamerierin. Por pas përballjes së Gjeçit me kamerierin, ka rezultuar se ishte një ngatërrim.
Pas përballjes ata e kanë çuar Gjeçin në vendin ku e morën, me një mjet taksi e cila pranë rrugës së Dibrës u ndalua nga policia.
Ja njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg“ për shtetasit Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi, të dyshuar për veprën penale të „Heqjes së paligjshme të lirisë“ në dëm të shtetasit Klajdi Gjeçi, ngjarje e cila ka ndodhur mbrëmjen e datës 25.12.2015, në rr. e Dibrës, në Tiranë.
Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, rezulton se shtetasit e dyshuar kanë marrë me dhunë të dëmtuarin dhe e kanë hipur në makinën e tyre, tip BMV. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje janë vënë në dijeni forcat e policisë, të cilët kanë mundur të lirojnë të rrëmbyerin dhe të arrestojnë dy prej personave që morën me dhunë Gjeçin në mjetin e tyre.
Në deklarimet e para, të marra nga organi procedues, si të dyshuarit, ashtu edhe i dhunuari deklarojnë se duhet të ketë një „ngatërrim në objektiv“, pasi ndërmjet tyre nuk ka pasur konflikt. Gjithësesi, në bazë të deklarimeve të tyre, prokuroria dyshon se thëniet e tyre kanë nevojë për sqarime të mëtejshme.
Sipas asaj që kanë deklaruar personat e përfshirë, mbrëmjen e datës 25.12.2015, një persona ka goditur kamarierin e lokalit „Tuist“, në pronësi të shtetasit Klejdi Yzeiraj.
Sipas kamarierit, personi i panjohur për të e ka goditur, pasi agresori ka pretenduar se kamarieri i kishte ngacmuar motrën. Gjithnjë sipas deklarimeve të personave të përfshirë, pasi është goditur, kamarieri ka njoftuar pronarin e lokalit, i cili, së bashku me dy persona të tjerë ka dalë me mjetin e tij tip BMV x6 që të kërkojë agresorin e kamarierit.
Në rr. e Dibrës, një automjetit tip BMV X6, ku gjendeshin disa persona, ka ndaluar në krah të një mjeti tjetër të parkuar, ku gjendeshin tre persona dhe, prej aty, kanë marrë me forcë shtetasin Klajdi Gjeçi, duke e konsideruar si personin e dyshuar për dhunën ndaj kamarierit.
Pasi e kanë hipur me dhunë në mjetin e tyre tip BMV x6, dhe, po sipas deklarimeve të tyre, agresorët e kanë dërguar në lokalin “Tuist”, ku, pasi e kanë përballur me kamarierin e goditur, kanë kuptuar se nuk ishte ai që kishte goditur punonjësin e lokalit.
Pasi kanë bërë këtë përballje, sipas personave të dyshuar, ata kanë synuar ta kthejnë të dëmtuarin Gjeçi në vendin ku e morën. Këtë transport e kanë kryer me një automjet tip Taksi, ku kanë qenë të pranishëm shoferi i mjetit, si edhe shtetasit Klejdi Yzeiraj, Martin Seferi dhe i dëmtuari Klajdi Gjeçi. Pikërisht, pranë rr. së Dibrës, mjeti tip Taksi është ndaluar nga Policia, e cila kishte organizuar shërbime kontrolli për këtë rast.
Nga të dhënat e deritanishme, pavarësisht deklarimeve të personave të përfshirë, Prokuroria e Tiranës vlerëson se ka ende elementë që nevojiten për t’u sqaruar dhe ka krijuar dyshimet se shtetasit Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi kanë konsumuar elementët e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com