Pensionet, ja 6 kategoritë që u
rritet pagesa me 170-3700 lekë

Pensionet, ja 6 kategoritë që u<br />rritet pagesa me 170-3700 lekë
TIRANË - Pensionet që janë caktuar para vitit 1996 do të rriten me 170 deri në 3700 lekë të reja. Qeveria pritet që të miratojë shumë shpejt një vendim të ri për rritjen e pensioneve të vjetra. Kjo për shkak se masa e përfitimit për qindra të moshuar është shumë e vogël. “Shqiptarja.com” ka zbardhur vendimin e propozuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Në të thuhet se të gjitha pensionet që janë caktuar nga viti 1992 deri në vitin 1996 do te rriten.

Kategoritë
Bëhet fjalë për gjashtë kategori pensionesh që do të rriten.
Kategoria e parë janë pensionet që janë caktuar nga 1 prilli 1996 deri në 31 dhjetor 1996, të cilët do marrin shtesë prej 3700 lekësh.
Kategoria e dytë janë pensionet e caktuara me afat 1 tetor 1995 deri në 31 mars 1996, që marrin shtesë deri në 2500 lekë.
Kategoria e tretë janë pensionet me datë caktimi 1 maj 1995-30 shtator 1995 dhe shtesa mujore në pension do jetë 400-2500 lekë.
Gjithashtu do të rriten pensionet e caktuara nga 1 tetori 1994 deri në 30 prill 1995 dhe shtesa do të jetë nga 500-2500 lekë
Në kategorinë e pestë janë pensionet me datë 1 janar-30 shtator 1994 ku pensioni rritet me 1600-2500 lekë
Dhe kategoria e fundit që u rriten pensioni, janë për pensionistët që kanë ndërprerë punë nga 1 tetori deri në 31 dhjetor 1993, ku shtesa do të jetë 180-2500 lekë.

Vendimi pritet që brenda muajit prill të miratohet nga qeveria dhe menjëherë më pas të moshuarit do të marrin shtesën në pension.
Argmuneti i qeverisë. Ministria e Mirëqenies Sociale e argumenton rritjen sit ë domosdoshme për një pjesë të pensionistëve. Kjo për shkak se këto pensione kanë qënë shumë të ulta dhe përgjatë viteve ato nuk janë rritur.

Për këto pensione të ulta, qeveria thotë se vetëm është bërë indeksimi i tyre përgjatë viteve. Të gjithë të moshuarit që kanë dlë në pension pleqërie, apo çdo lloj pensioni tjetër, tashmë do të përfitojnë rritje, e cila pritet të shhtrijë efektet nga data 1 maj 2016. Sipas qeverisë efekti financjar do të jetë shumë i ulët, po është e dmosdoshme rritje. Ky vendim i qeverisë vejën vetëm pak muaj, pasi skema e sigurimeve shoqërore tashmë ka 1.2 kontribues për 1 përfitues.

Kush preket
Rritja e pensioneve do të bëhet për ata të moshuar që sot janë 80 vjeç, apo më shumë. Vendimi pritet të marrë firmën përfudnimtare në mbledhjet e ardhshme të qeverisë.
Pensionet që do rriten
Data e lidhjes së pensionit                Masa
 
1 prill-31 dhjetor 1996         3700 lekë
1 tetor 1995-31 mars 1996  170-2500 lekë
1 maj-30 shtator 1995      400-2500 lekë
1 tetor 1994-30 prill 1995 500-2500 lekë
1 janar-30 shtator 1994    1600-2500 lekë
1 tetori-31 dhjetor 1993   180-2500 lekë


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë