Pensionet në bankë, Çoçoli në 'Studio Live': Nismë për t'u përshëndetur! Broka: Që nga 2014 nuk ka patur rritje

Pensionet në bankë, Çoçoli në 'Studio Live': Nismë për t'u përshëndetur! Broka: Që nga 2014 nuk ka patur rritje

Emisioni 'Studio Live'

Pensionistëve do t’iu krijohet mundësia të marrin pensionet e tyre në bankë dhe qeveria do t'iu mundësojë atyre që nuk kanë llogari bankare të kenë një të tillë falas.

Ekonomisti Fatos Çoçoli sqaroi në ‘Studio Live’ në Report Tv se kjo nisëm i vjen në ndihmë pensionistëve pasi për postën ata duhet të paguajnë 14 mijë lekë të vjetra çdo vit.

'Nuk është se e kanë marrë deri tani nga postieri, nga posta dhe nuk do vijojnë ta marrin. Ata janë të lirë të zgjedhin. Thjesht shteti me këtë iniciativë i thotë, në rast se e merr nga postieri se je në një moshë të tretë dhe nuk mundesh të dalësh nga shtëpia dhe të vjen postieri. Posta është një SH.A. Nuk ta jep falas. Prandaj futet shteti.

Dhe është nismë e Bankës së Shqipërisë, e bankës qendrore së bashku me ministrinë e Financave. Është që ti i dashur pensionist në rast se në muaj për postën, paguan 1200 lekë të vjetra. Shteti të thotë në 12 muaj mos harxho këto 14 mijë lekë të vjetra se edhe për ty, për te gjitha që ke nevojë, kurseje dhe hap llogari bankare', tha Çoçoli.

Nga ana tjetër eksperti i pensioneve Koço Broka pasqyroi problematikën e indeksimit dhe rritjes së pensioneve duke dhënë një detaj se që nga viti 2014 nuk ka pasur në vendin tonë rritje të pensioneve por vetëm indeksim.

'Problemi i indeksimit është i madh. Më 1 prill pritej indeksimi i pensioneve. Pensioni mesatar nuk ishte më tepër se 4.8 %, kurse nga shporta e mallrave të pensionistëve ishte 6.7%.  por defacto kompensimi vjetor ishte vetë 2.4%. pra diferenca prej 4.4% i ka mbetur borxh qeveria pensionistëve për indeksimin e pensioneve jo për rritjen e tyre. Nga viti 2014 e deri tani nuk kemi patur rritje të pensioneve kemi patur vetëm indeksim.

Pra rritje nominale të pensioneve për të mbetur i njëjti nivel. Dhe nga 2014 e deri tani nuk kemi patur rritje të pensioneve. Vitin e kaluar jo vetëm që nuk kishim as indeksim, por kishim një nivel më të ulët. Gjithashtu në vitin 2022 kemi një problem lidhur me koeficientët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensioneve. U bë vetëm në prill të vitit të kaluar, të 2022, prej 3.7%. Dhe kur u bë rritja e dytë në tetor nuk u bë rritja e koeficientit të indeksimit', u shpreh Broka.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 13/04/2024 07:30

    qeveria i vjedh leket per rritje pensioni..ashtu sic vjedh dhe leket per subvenc..ne bujqesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja