DURRËS - Pas më shumë se 2 dekadash, ku shqiptarët aspironin të shkonin në shtetin fqinj, Itali, për t’u shkolluar, punuar apo edhe jetuar atje, tashmë ‘rrota është kthyer mbrapsht’. Janë italianët tashmë, që e shohin Shqipërinë, si një vend ku mund të jetohet rehatshëm edhe me pak para.
 
Kështu nis artikulli agjencisë së lajmeve italiane “ilquotidianoitaliano.it” e cila ka marrë në intervistë një nga disa italianët të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri
 
Një prej tyre është 77-vjeçari Antonio i cili jeton në luks vetëm me një pension në qytetin e Durrësit. Megjithatë, ai tregon se ky nuk është një vendim që e mori përnjëherë.
 
Ai e kishte njohur më parë Shqipërinë gjatë një periudhe të shkurtër ku merrej me një biznes me çanta dhe aksesorë, për t’u kthyer vendit të lindjes. Vendimi për t’u rikthyer erdhi në kohën që ai doli në pension, barezi tregon se u mendua gjatë dhe pasi bëri llogaritë e vendosi që ia vlente të jetoje në Shqipëri.

Dhe kur e pyesin përse në Shqipëri, ai përgjigjet: “Këtu jeta është më e lirë. Kam bërë një jetë të mirë dhe e pranoj, kam shpenzuar gjithçka kisha. Pensioni im është pak qindarka në Itali dhe nuk e mbyllja dot muajin, ndërsa në Shqipëri për një apartament rreth 60 metra katrorë paguaj vetëm 150 euro.”
Antonio ndihet i lumtur dhe është ambientuar në Shqipëri, sepse gjatë kohës që punonte këtu, ai kishte krijuar edhe një rreth miqsh. Ai është 77 vjeç, por nuk tregon fare për moshën që ka, bën vrap çdo ditë, shkon në det dhe në pishinë.
 
I pëlqen të bëjë pazar në qendrat tregtare kur mundet. “Ashtu si unë, ka shumë pensionistë të tjerë që janë transferuar këtu nga Italia. Edhe të bësh pazare në dyqane kushton disa dhjetëra euro. Tre kilogramë domate për shembull janë 100 lekë, ose 70 cent në Itali.”-shprehet ai.

antonio
 
Ai gjithashtu   tregon se ka shumë profesionistë të tjerë që janë transferuar në Shqipëri.  “Kam takuar një kontabilist, i cili erdhi këtu disa vjet më parë dhe për shkak të taksave ai nuk ia dilte të ecte përpara. Shumë para. Në Durrës ka një studio që paguan 200 euro dhe pastaj kryen praktikat nëpërmjet interneti dhe herë pas here kthehet në Shqipëri për të kontrolluar nëse çdo gjë shkon në rregull.”- thotë Antonio për “ilquotidianoitaliano.it”
 
Në fund të intervistës ai shprehet se pavarësisht nga jeta e mirë që ka kaluar në Itali, nuk dëshiron të kthehet më, pasi shteti u merr shumë para dhe tashmë askush nuk ia del dot deri në fund të muajit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)