Për ata që shqetësohen, që Kadareja (s)ka folur për të sotmen

Për ata që shqetësohen, që Kadareja (s)ka folur për të sotmen

Duket se dje dhe sot, ka një mobilizim politik në rrjetet sociale, kryesisht të PD dhe LSI, për t’i dhënë zë sulmit të Lubonjës ndaj Kadaresë, me argumentin që konformizmi i Kadaresë ndaj komunizimit, rezatohet dhe me konformizmin e tij në demokraci këto 30 vjet.

Madje këtë pikë të sulmit, Lubonja e kishte argument kryesor të intervistës së tij dhe sot shikoj që e shpërndajnë gjithë militantët e PD dhe LSI.

Në të vërtetë Partia Demokratike ka një farë të drejte të jetë agresive me Kadarenë, por jo për arsye se është njeri që nuk ka folur në demokraci, por për arsye se ka folur.

Ismail Kadareja ka folur në çdo moment kritik të tranzicionit shqiptar, kur fatet e Shqipërisë kanë qenë të rrezikuara nga përplasje civile.

Ai u bë fillimisht shpresa e madhe e përmbysjes me aktin e arratisjes në tetor të vitit 1990. Derisa komunizmi u përmbys, Shqipëria i kishte sytë dhe veshët tek ai.

Kadareja u bë mbështetës i madh i ndryshimit politik të vitit 1991, 1992, derisa Partia Demokratike erdhi në pushtet. Pas kësaj natyrisht nuk pritet që Ismail Kadareja të bënte jetë politike në Shqipëri.

Kur Sali Berisha destabilizoi zgjedhjet e vitit 1996 dhe më pas gjithë vendin në vitin 1997, Ismail Kadareja foli. Natyrisht që nuk foli për t’i vënë urën e zjarrit Shqipërisë, nga Komiteti që udhëhiqte Fatos Lubonja, por foli për urtësi dhe rikthim në normalitet. Dhe duket që këtë, nuk ja fal as Sali Berisha që po rrëzohej nga pushteti dhe as Lubonja që po e rrëzonte.

Më pas Ismail Kadareja ka folur në vitin 2000 kur palët po mprehnin thikat me njëri tjetrin dhe kur Ilir Meta arrestonte Sali Berishën që të dukej i fortë.

Më pas Shqipëria ka qenë normale dhe deri më 2011, nuk ka pasur ndonëj arsye që ai të ishte pjesë e debatit publik në Shqipëri, se nuk punon analist me honorare si Lubonja. Ai e përballon jetën e vet dhe shpenzimet e familjes së tij, si shkrimtar i lexuar në gjithë botën dhe jo me honoraret e Sandrit,  Irfanit, Ndroqit apo Bekettit. Dhe kjo është një diferencë e madhe personaliteti , talenti, dhe mbi të gjitha konfirmim i pushtetit të tij moral mbi shqiptarët, si njeri që vetëm u jep emër dhe lavdi në gjithë botën dhe nuk u merr asgjë mbrapsht. Në disa raste si ky, as mirënjohje.

Më 21 Janar 2011 kur Sali Berisha vrau, Ismail Kadareja botoi një ese të rëndë mbi përgjegjësinë e atyre që e ngrenë karrierën e tyre mbi gjak. Natyrisht këtë Berisha nuk ja fali kurrë dhe dy vite më pas, kur iku nga pushteti, në atë tre mujorin e vonesës së dorëzimit , shokët e djalit të tij, ndërtuan brenda tre muajsh një pallat 18 kate, që çudi e madhe si nuk është rrëzuar, duke burgosur Ismail Kadarenë në pallatin e vet, me një mur që shkon dy metra tek dritarja dhe ballkoni i tij.

Kishte 15 vjet që ai pallat nuk ndërtohej për shkelje të normave urbanistike, ndaj të cilit kishte bërë ankesë ambasada zviceriane e shkrimtari shqiptar dhe Berisha e bëri për tre muaj duke spekuluar me vendime formale gjyqësore. Një hakmarrje tipike fisnore, siç di ai të të gjuajë me gurë shtëpinë, kur të merr inat.

Por kulmi i të folurit në mënyrë të drejtpërdrejtë i Ismail Kadaresë, kanë qenë zgjedhjet e majit 2011, kur Lulzim Basha vodhi mandatin e Tiranës, duke rigjetur vota në kosha plehrash.

Ismail Kadareja i bëri letër publike Luzlim Bashës dhe e ftoi të tërhiqej nga fitorja  e vjedhur, pasi do t’i bënte shumë dëm demokracisë shqiptare.

Unë nuk di që ndonjë intelektual tjetër, jo aq i madh sa Kadareja se aq nuk ka, por dhe të vegjël si Lubonja, të jetë angazhuar në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë për gjëra kaq të mëdha të kombit këto 30 vet, sa Ismail Kadreja. Ai ka qenë reperi ynë kur vendosej demokracia, kur ruhej vota e lirë,  kur ruhej vendi nga destabilizimi politik , kur duhet të dënoheshin vrasjet politike në bulevard dhe kur pushteti vidhte vota hapur.

Mos prisni që Ismail Kadareja të flasë për çmimin e domateve, pesticidet apo sindikatat, pasi ai nuk është pjesë e përditshmërisë sonë fizike, por është pjesë e historisë së identitetit tonë. Ai është portreti krenar i Shqipërisë në botë, dhe jo poster fushatash elektorale.

Këta që e kritikojnë, që gjoja nuk flet, në fakt janë ata që nuk e kanë përfillur kur ka folur, por e kanë sulmuar. Akoma vazhdojnë të mallkojnë pse ja bëri ters mandatin e vjedhur Lulzim Bashës, pse i përmendi Berishës gjakun e 21 Janarit, apo pse nuk ka duartrokitur zgjedhjet e 26 Majit.

Vetë Fatos Lubonaj më 21 janar ishte në anën e atyre që vranë .

Kur Lulzim Basha i vodhi mandatin Edi Ramës ishte në anën e hajdutit.

Ky njeri nuk ka sy e faqe t’i kërkojë Ismail Kadresë moral për betejat e tij në demokraci, pasi Ismail Kadareja ka folur kur duhet të flasë një kollos dhe jo kur duhet të kakarisë një bretkosë në “gjolin” e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 14/09/2020 09:05

    "Shqiptaret i kane zene xhindet",-keshtu foli I Kadareja ne VOA,ne 1997-en.E kam degjuar vete dhe m'e ka lene pa goje. Besoj qe nuk e kishte keshilluar ljubovici per te bere kete flligshti ekzemplare ndaj identitetit kombetar. Qysh atehere e quaj kohe te humbur leximin e tij. Nuk e kuptoj dot pasionin e Meros,per t'i bere avokatine pazarxhiut I.Kadare.

    Përgjigju
  • Haha: 13/09/2020 23:27

    Kakaris bretkosa ne gjolin e Berishes e Metmutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë