Ambasadori i BE për DW: Rishikoni ligjin për investitorët strategjikë, jo transparent! Ja pengesat që duhet të kapërcejë vendi

Ambasadori i BE për DW: Rishikoni ligjin për investitorët strategjikë, jo transparent! Ja pengesat që duhet të kapërcejë vendi

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, shprehet se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo krimi i organizuar, para se të hyjë në BE.

Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së, diplomati i kushtoi vëmendje të veçantë reformës në drejtësi. Një ndër temat ku ai vuri theksin, ishte dhe çështja e të drejtës së pronës në vend.

“Kuadri ligjor i investimeve në Shqipëri duhet të përafrohet me standardet e BE -së, duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë, gjithashtu edhe për investitorët e huaj. I ashtuquajturi “ligj i investimeve strategjike” i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit”, tha Gonzato.

Ligji i investimeve strategjike është një ndër ligjet më të debatueshme në Shqipëri. Ndër rastet e hetuara është ai i investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshortit të deputetes dhe njëkohësisht ish-ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Gaçi, gjithashtu ish-deputet socialist, u shpall investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një kompleksi turistik në Himarë, në vlerën rreth 5.5 milionë euro.

Reformat, të domosdoshme

Bashkimi Europian është një ndër investitorët më të mëdhenj të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Duke folur për prioritetet që çojnë drejt anëtarësimit, ambasadori Gonzato u ndal edhe tek rezultatet e SPAK, strukturë të cilën e përshkroi si të ngjashme me “Antimafian” italiane.

“Reforma e vitit 2016 ka filluar të japë frytet e saj por në të njëjtën kohë ka krijuar dhe tensione mes palëve, pasi opozita e konsideron SPAK si të njëanshëm dhe si një mjet në duart e qeverisë që përdoret për t’i mbyllur gojën opozitës”.

Kjo sipas Gonzatos, çon në rritjen e polarizimit të situatës politike në vend.

Duke folur për reformat në tërësi në të cilat po kalon vendi, ambasadori Gonzato vuri në dukje përmirësimet që po ndodhin brenda një kohe shumë të shkurtër, pavarësisht “trajektores jo-lineare, por me zigzage”.

“Ekzistojnë grupe interesi që nuk kanë interes për të parë reformat e ndërmarra në kuadër të anëtarësimit në vend, të cilat po përparojnë shumë shpejt. Prandaj ne jemi këtu në Tiranë, dhe së bashku me Brukselin i mbajmë këto zigzage brenda kufijve”.

“Shqipëria nuk ka plan B”

Delegacioni i BE-së në Shqipëri është shumë optimist kur vjen puna tek rruga e mbetur për vendin, deri në hapjen përfundimtare të derës së Unionit. Gonzato tha se “Shqipëria nuk ka plan B, dhe rruga Euro-Atlantike është e vetmja që shqiptarët kanë zgjedhur”.

Deklarata e tij u bë dy ditë pasi Shqipëria u nda zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. Gonzato deklaroi para gazetarëve se vendi ka kapacitetin e nevojshëm për t’iu bashkuar Malit të Zi në radhën e anëtarësimit.

Në datën 15 tetor, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg për të diskutuar “grupin e parë të kapitujve”. /DW/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/09/2024 02:11

    Bravo z.Gonzato,dje folet per rrezikun e nderhyrjeve ne reformen e drejtesise,sot po flisni per /investitoret strategjike/!Ju jeni /zeri qe therret ne shkretetire/ zoteri i nderuar,por bjerin direkt pa meshire ne koke problemit,se gjuha diplomatike nuk vlen per radaket turkoshake te Shqiperise!

    Përgjigju
  • Linda: 28/09/2024 15:39

    Ambasadori i komisiont evropian ne Shqiperi te kete nderin te flasi qofte dhe nje here kur del ne publikun shqiptar te pergezoj arritjet e bera deri tani jo te dali vetem i shoqeruar nga oligarja miliardere Tabaku deputetja e opozites e asaj opozite qe vetem shpif dhe grabit pa pik morali qe nuk duan te dine cdo te thote popull po vetem ulerasin rrugeave per " individa" qe shrytezojn mandatin e deputetit te marre nga besimi i popullit! Shqiptaret e kane humbur besimin ndaj Bashkimit Evropian qe kur ne parlamentin e tyre lejuan te hyj nje hajdut votash Bejleri dhe Shqiperis dhe shqiptareve vetem i kercellojn dhembet ne nje kohe kur te gjitha vendet anetare jane te zhytura ne korrupsion!Rruget e Evropes ,urat e Evropes,metrot ,hekurrudhat e Evropes,kanalizimet e Evropes te gjitha ndertimet ne te mbare jane bere nga duart e arta te shqiptareve nga djersa dhe gjaku i tyre dhe Evropa e ka per detyr ti lejoj ato duar te pa lodhura e te sakrifices ti prekin e te jetojn bashk me ato ndertime bashk me Evropen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm