Kush harxhon më shumë se 700 kWh e paguan më shtrenjtë, eksperti: Nisma normale për situatën! Duhet investuar në rrjet, më shumë se 20% energjisë humbet ose vidhet

Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço nisma e qeverisë për pagimin e energjisë më shtrenjtë për familjet që kalojnë 700 kWh është normale në këto kushte të vështira të krizës energjetike që po përjetojmë prej shtatorit.

Ai tha se kjo nismë ka për qëllim të mbrojë jo vetëm familjet e varfra, por edhe ato mesatare, megjithëse ende është vakët, pasi edhe vetë qeveria nuk e ka vendosur si do të procedohet.

“Është bërë një studim dhe aq shkon konsumi i familjeve mesatare. Thelbi është për të mbrojtur jo vetëm familjen e varfër, por edhe atë të mesme. Çmimet me të cilat shitet tek konsumatori dhe ajo që blihet ka një diferenca të madhe, është thuajse dyfishi. Qeveria ka qenë shumë e vakët në deklarata, ende nuk ka përcaktuar se pse është gjetur kjo vlerë. Nga është bërë ky studim?”, tha ai.

Duke folur për emisionit “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj ai tha se Shqipëria duhet të diversifikojë gjeografikisht prodhimin e energjisë si edhe atë të burimeve, duke nënkuptuar se nuk duhet vetëm të prodhohet në veri, por edhe në jug. Ai shtoi se problemi ynë kryesor është keqmenaxhimi i burimeve dhe energjisë që prodhojmë, ndërsa shtoi se 20% e energjisë Shqipëri humbet dhe pjesa më e madhe vidhet.

“Thelbi është që nuk po mbulon dot nevojat e saj të brendshme. Shqipëria prodhon gjatë ditës dhe gjatë natës, gjatë natës konsumi është i ulur, por problemi është që ajo akumulohet dhe jemi të detyruar ta shesim me një çmim të ulet, ndërsa gjatë ditës që e kemi nevojë jemi të detyruar ta blejmë, pasi nuk kemi mjaftueshëm. Shqipëria nuk po i menaxhon si duhet resurset e veta. Konsumi i energjisë harxhohet në jug, ndërsa prodhohet në veri. Shqipëria ka 20% të energjisë humbet dhe pjesa më e madhe vidhet.  Duke marrë në konsideratat humbjen, kërkohet diversifikimi  gjeografik i prodhimit të energjisë. Jo vetëm në veri, por edhe në jug aty ku edhe harxhohet, nëse diversikiojmë edhe burimet, pra diellin dhe erën, atëherë ne kemi kapacitete e duhura.”, tha eksperti.

Muço sqaroi se vendi ynë blen energji shumë shtrenjtë kur nuk ka dhe shet shamë lirë kur nuk ka ku ta depozitojë.

“Shqiëpria ka mungesë të prodhimit rreth 25% të energjisë importohet nga jashtë me një çmim të marrë, për shkak të keqmenaxhimit.”, u shpreh ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 15/04/2022 10:30

    cudi qe te gjithe ekspertet qe dalin flasin per energjine sjane fare inxhinier elektrik. kjo ska llogjike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë