Kombëtarja shqiptare e të amputuarve do të marrë pjesë turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.
Ky kompeticion do të funksionojë njësoj si ai i UEFA-s dhe organizohet për herë të parë për futbollin e të amputuarve, ndërkohë që ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër divizione sipas renditjes së tyre.
Çdo divizion përbëhet nga 4 ose 5 ekipe, të cilat do të luajnë ndeshje me sistem grumbullimi pikësh. Kombëtarja shqiptare e do të garojë në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.
Skuadra e fundit në grup do të zbresë një divizion më poshtë, ndërsa skuadra që renditet e para do të ngjitet një divizion më lartë. Gjithashtu, turneu i Ligës së Kombeve është një shans për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 për të amputuarit.
Ndërkohë pasditen e sotme kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje miqësore mes grupit, me LSA që ka siguruar disa foto nga "Shtëpia e Futbollit" në Tiranë, në përgatitje të Ligës së Kombeve.
S.DH/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
39.7%
-
Mësuesve
33.2%
-
Nxënësve
27.1%
Vota total: 295
Lajme të tjera
-
UEFA shet Champions League në Arabinë Saudite, finalja në Abu Dhabi
5 Dhjetor, 22:37
-
Shqipëria e femrave pëson 6 gola në Hungari, e mbyllim Ligën e Kombeve me vetëm një pikë! Vajzat e Grimës bien në Ligën C
5 Dhjetor, 21:12
-
Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian, topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave
5 Dhjetor, 14:40
-
Grupi 'i vdekjes', Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë! Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët! Sylvinho unik në Europian
5 Dhjetor, 12:31
-
FSHF arrin marrëveshjen, Kombëtarja luan miqësore me skuadrën që merr pjesë në Europian
4 Dhjetor, 21:34
-
Sylvinho për Marca: Jemi më mirë se në 2016, tribunat në Gjermani do jenë kuqezi
4 Dhjetor, 20:45
-
UEFA i hap punë Sylvinhos për në Euro 24, shkak bëhet Armando Broja dhe Marash Kumbulla
4 Dhjetor, 16:43
-
Në dy ditë dhe orare të ndryshme, kalendari i javës së 16-të në Superligë! Spikat Partizani - Skënderbeu
4 Dhjetor, 16:24
-
20 milionë aplikime, UEFA 'bombardohet' për biletat e Europianit 2024! 10 mijë bileta për çdo kombëtare
3 Dhjetor, 15:43
-
Shorti i 'Euro2024', Ramadani preferon përballjen me dy ekipe ‘big’ por e pamundur
2 Dhjetor, 11:31
-
Komisioni i Disiplinës jep vendimin, nis hetimi për dhunën në futbollin e femrave gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia
1 Dhjetor, 20:41
-
Vëmendja te 'goglat', Kombëtarja mëson nesër kundërshtarët e Euro 2024! Çfarë duhet të dimë për biletat
1 Dhjetor, 16:29