Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë vendin tonë më 1 dhe 2 dhjetor.
Në njoftimin zyrtar të ambasadës thuhet se presidenti Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Shqipërinë.
Sipas programit të vizitës, presidenti Steinmeier do të takohet me homologun shqiptar Bajram Begaj, do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvend.
Postimi i plotë i Ambasadës Gjermane:
Presidenti Federal Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë më 1 dhe 2 dhjetor.
Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.
Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Federal Steinmeier ka patur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si Ministër i Jashtëm.
Programi i udhëtimit përfshin bisedime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama si dhe një fjalë në Kuvend. Gjithashtu është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi Bashkëpunimin gjermano-shqiptar për Zhvillim.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Begaj dekreton ambasadorin e Shqipërisë në Kinë
27 Nëntor, 16:20
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46