Për herë të parë opera çel sezonin në shesh, së shpejti përfundon rikonstruksioni i TKOB-së

Sezoni i artistik i Teatrit Kombëtar të Operës edhe Baletit do të çel sezonin sheshin “Skënderbej” me dy mbrëmje gala. Drejtoresha Zana Çela për mediet në ambientet e rikonstruktuara të operës, në sallën e orkestrës, shprehet se, për herë të parë TKOB nis sezonin me Open-Air me Grand Gala: “Opera Opening Countdoën, duke e cilësuar këtë ngjarje, si një moment të rëndësishëm në jetën kulturore, që u përket të gjitha shtresave.

“Për herë të parë në historinë e tij TKOB çel një sezon artistik në sheshin “Skënderbe”. E ideuam ta nisnim këtë sezon në shesh për dy arsye të rëndësishme. Së shpejti shtëpia e TKOB-së, hap dyert e rikonstruksionit të parë të plotë gjatë gjithë historisë së tij. Përdoret gjithmonë fjala shtëpi në rastin e godinave operistike kudo në botë, për të simbolizuar faktin që opera u takon të gjithëve. Prandaj filozofia e punës sonë do të jetë, pikërisht kjo që opera edhe baleti na përket të gjithëve. Është krijuar një ide, jo fort e drejtë që opera edhe baleti i përket një shtrese të caktuar të shoqërisë, e identifikuar si elitë. Por, edhe po t’i referohemi historisë së lindjes së saj konstatojmë se shfaqjet operistike kanë qenë shfaqjet operistike edhe më tërheqëse”, u shpreh Zana CCela, drejtoresha e TKOB-së.

Pjesët më të njohura solistike, orkestrale, koralet e famshme nga operat dhe baletet, si “La Sylphide”, “Arrëthyesi” operat “La Traviata”, “Die Fledermaus”, “Il Trovatore” dhe “Carmen” do të interpretohen artistët operistikë dhe këngëtarët Kamela Islamaj dhe Eugent Bushpepaj, në dy mbrëmje në datat 20 dhe 21 shtator.

“Pikërisht angazhimin tonë për të treguar që TKOB u përket të gjithëve e demonstrojnë edhe me këtë hapje të madhe në shesh me dy mbrëmje shumë të bukura, që do të celebrojnë nisjen e festimeve të lajmit edhe të faktit që TKOB do të ketë një godinë të rikosntruktuar plotësisht. Për natën e parë do të prezantohen pjesët më të bukura, operistike, korale, orkestrale nga pjesët që ne kemi vënë në skenë, nga  Traviata, Carmen, Il Trovatore, Arrthyesi, Monger etj. Të gjithë këtë mrekulli të repertorit klasik por jo vetëm ne do ta prezantojmë gjatë dy mbrëmjeve, mbrëmja e parë do jetë më protokollare, më klasike. Ndërsa, mbrëmja e dytë do të jetë më një nëntitull më specifik, operafolk, ku ne do të prezantojmë faktin,q ë artistët tanë në repertorin e tyre kanë jo vetëm atë klasik, por edhe pjesë nga repertori shqiptar”.

Ndërsa, ministrja e Kulturës e konsideroi domosdoshmëri, që artistët e operës të hynë sa më shpejt në shtëpinë e tyre. Për këtë, ajo konstatoi se në vijim do të shfaqen edhe problematika dhe hendeqe, të cilat do të kapërcehen

“ Gjatë dy muajve të fundit kam kërkuar me ngulmë që ky muaj të ishte një muaj vendimtarë për shpërnguljen e artistëve brenda kësaj hapësire, sepse besoj fort në faktin që ata kanë mundësinë, por edhe nevojën që të fillojnë edhe ti testojnë këto hapësira. Kjo është një sfidë shumë e madhe për qeverinë shqiptare, nuk është ndërmarrë ndonjëherë një ristrukturim kaq i thellë i kësaj godine edhe me siguri do të ketë problematika që do të shfaqen në vijim, por kjo nuk ka asgjë negative në vetvete, por unë do doja që edhe prej jush,që këto mos të shihen si kritika të vazhdueshme. Është një punë kolosale edhe me siguri që do të ketë edhe disa hendeqe të vogla që duhet kapërcyer. Por ne jemi këtu për t’i kaluar së bashku”, tha Margariti.

Pas konferencës për mediet, ministrja e kulturës inspektoi edhe punimet, që kanë përfunduar në sallën e orkestrës, të korit, në palestrën e ansamblit apo dhe të balerinëve, edhe në sallat e shtuara për performancat e ndryshme artistike edhe studiot ku këngëtarët operistik do të bëjnë provat. Ndërsa, në sallën e madhe puna nuk ka përfunduar ende. Rikonstruksioni i TKOB-së shkon në 1.2 miliardë lekë, nga të cilat 350 milionë lekë do të përdoren nga granti grek dhe 861 milionë lekë nga buxheti i shtetit (ndarë në 3-vite, 2017-17 milionë, 2018-394 milionë dhe 2019- 450 milionë lekë)”.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë