‘Për kokë të çunit s’e di pse më proceduan’, zbulohen dy dosjet në KLD për Bujar Mustën, u deshën 10 vjet që gjyqtari i Elbasanit të shkarkohet nga detyra

Gjyqtari Bujar Musta gjatë vettingut

Në 17 shtator 2021, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Bujar Musta, me arsyetimin e se nuk justifikon me burime të ligjshme një pjesë e pasurisë së deklaruar si dhe për cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, për shkak të shkeljeve të shumta, të rënda dhe vazhdueshme gjatë detyrës në raport me çështjet që ka shqyrtuar. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në 15 shtator, në dosjen e gjyqtarit ishte përfshirë edhe një procedim i tij nga ana e ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I pyetur mbi këtë procedim, gjyqtari i Elbasanit tha se “KLD i ka bërë me dashje të gjitha. Për kokë të çunit, s’i di shkaqet pse e filluan atë procedim”.

Po pse e procedoi KLD-ja dhe çfarë ndodhi me gjyqtarin? Në shkurt të vitin 2014, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë të procedimin disiplinor të gjyqtarit të Elbasanit Bujar Musta dhe dhënien e masës “dërgim 1-2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ushtron detyrën”. Ministria e Drejtësisë e akuzonte gjyqtarin për zvarritje në gjykimin e çështjeve. Në përfundim të procedimit disiplinor, KLD-ja, në 17 korrik 2014, vendosi të marrë masën ndaj gjyqtarit “vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra” për zvarritje në gjykim. Gjyqtari e ka ankimuar edhe këtë vendim, por ka humbi betejën me KLD-në në Apel, ndërsa çështje shkoi në Gjykatë të Lartë, tek e cila janë mbledhur një mal me dosje.

Po kjo nuk ishte hera e parë që Bujar Musta procedohej nga KLD-ja, duke i shpëtuar gjithnjë largimit nga sistemi. Në prill të vitit 2009, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Bujar Musta për dhënie vendimesh të paligjshme, pamjaftueshmëri profesionale në zbatim të ligjit procedural dhe cenim dhe ulje të autoritetit të organeve të drejtësisë. Gjithashtu Ministria e Drejtësisë e akuzonte gjyqtarin për veprime që cenojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, për favorizim të të pandehurve, cenim të besimit të publikut tek drejtësia, injorim të i qëllimshëm i provave shkresore etj.

Megjithatë, në 16 dhjetor 2011, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rrëzimin e propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bujar Musta, ndërsa në të njëjtën mbledhje ka miratuar një projektakt të kryeinspektores, duke e vlerësuar gjyqtarin me “mirë”. U deshën që të kalonin 10 vite që gjyqtari Bujar Musta të shkarkohej nga detyra me vendimit të Komisionit të Vetingut.

Përpos dosjeve rastësore, trupi gjykues shqyrtoi edhe 28 denoncime nga publiku për gjyqtarin për zvarritje në gjykim, vendime të paligjshme, shkelje procedurale, refuzim provash, mos heqje dorë nga shqyrtimi i çështjeve, për vendime në mungesë të palës paditëse, për zhvillim i gjyqeve të masave të sigurimit pa avokatë dhe pa audio, vendimin pa njoftuar palët ndërgjyqëse, për 2 vendime me të njëjtin objekt padie, për mungesë serioziteti, për korrupsion, shfaqje të mungesës së etikës etj.

Komisioni i Vetingut ka konstatuar probleme në disa prej çështjeve të denoncuara.

“Mbi problematikat e konstatuara lidhur me masat e propozuara (ose të dhëna ndaj tij), subjekti ka pohuar, edhe përgjatë seancës dëgjimore, se ato kanë qenë tendencioze dhe të pabazuara, por nga ana tjetër, nuk ka provuar të kundërtën, për sa kohë të gjitha zvarritjet e proceseve gjyqësore ose vonesat për zbardhjet e vendimeve dhe shkeljet e tjera të konstatuara ishin bazuar në të dhëna konkrete, përpos subjektivizmit hipotetik të vlerësimit të rrethanave në raport me masën disiplinore të propozuar. Në këto kushte, duke konstatuar se nga kryerja e një vlerësimi të përgjithshëm të kriterit të aftësive profesionale kanë rezultuar problematika të shumëfishta dhe të shtrira në kohë (ndër të cilat disa janë referuar prej Ministrisë së Drejtësisë, ose nga KLD/KLGJ-ja dhe të tjera të cituara nga Komisioni, pasi ka analizuar dhe përfshirë edhe të dhënat e evidentuara nga denoncimet e publikut për këtë subjekt) – trupi gjykues çmon se shumë prej shkeljeve dhe problematikave të konstatuara në këtë kriter kontribuojnë gjithashtu në krijimin e bindjes mbi cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë nga ana e subjektit”, thuhet në vendimin e shkarkimit.

Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari nuk kalonte as testin e pasurisë dhe as atë të figurës. “Në lidhje me kriterin e pasurisë, trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit:   ka pasur mungesë të theksuar të burimeve financiare të ligjshme...ka kryer deklarime të pamjaftueshme dhe ka (tentuar për të) fshehur pasurinë nr. 1, përgjatë viteve 2004 - 2010; Për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e krijimit dhe deklarimit të pasurisë... Në lidhje me kontrollin e figurës – ndonëse nuk janë provuar faktet se subjekti i rivlerësimit ka pasur kontakte të papërshtatshme, të cilat do të mundësonin aplikimin e pikës 2, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016 – kanë rezultuar përputhje midis informacioneve të klasifikuara dhe qasjeve procedurale, të ndërthura me zgjidhjet substanciale të kryera nga subjekti lidhur me disa çështje gjyqësore, veprime të cilat kanë cenuar besimin e publikut, duke e bërë të papërshtatshëm subjektin për vijimin e detyrës”.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve?

Komento

Komente

  • Enkeleda K: 14/10/2021 21:19

    Shife me dylbi moj Ardite gjykaten e Elbasanit. Ste eci karagjozllekun sh gjate, le kokrren e namit, u diskreditove publikisht.

    Përgjigju
  • Enkeleda: 14/10/2021 20:57

    Te fala diti

    Përgjigju
  • Arditi Elbasan: 14/10/2021 18:27

    Ky eshte nje nga vendimet per te cilat Komisioni duhet vleresuar. Eshte nje clirim dhe rilindje per sistemin largimi I nje gjyqtari te tille. Larg o zot te jesh ne dore te tij. Ky ish gjyqtar njihet boterisht ne Elbasan si me I korruptuari me shpirtziu me gjobvenesi. Gjyqtar qe ska patur kurre asnje shok e mik dhe njihet si I pabese. Fundja Matjan, ca mund te presesh me shume. Ne vendim pretendente per diskrimin nga Drejtuesit e gjykates gjithesesi lulezoi në fund te karrieres pasi thone qe tani nga fundi ai e drejtonte gjykaten e elbasanit. Ah medet në dore te kujt ka mbetur drejtimi I gjykatave sot ????. Nje urra per largimin e bujar hamshorit ???????????? ore po si do ja bej pa ato sekretaret qe thuhej se I ngacmonte seksualisht ????

    Përgjigju
    • shoku: 14/10/2021 22:46

      po perse e njellosni emrin e fetaut me bujarin e zi ajo eshte e re ne profesjon se mesoj pak nga ai ska gje mir ja beren atij langos qe e hoqen se ish ber shum i shpifur



×

Lajmi i fundit

John

Skoci/ 16- vjeçari akuzohet për goditje me thikë në stacionin hekurudhor ndaj një të mituri 14- vjeçar