Për kujtesën edhe katharsin, në BUNK’art 1 për tri net në Festivalin XI

Historia është dëshmitare e të shkuarës, hedh dritë mbi të vërtetat, kujtesën që duhet asimiluar së paku nga shumica, përndryshe nuk ka asnjë garanci se ajo që vjen më pas do të jetë progres. Bunk’Art 1, brenda misionit të vetë për të shfletuar të kaluarën, në momentet më kyçe të saj, për 3 net radhazi, në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor ju kthen 47 vite pas, duke u ndalur në një nga ngjarjet më të bujshme të jetës artistike gjatë regjimit komunist. Festivali i XI-të, me 20 këngët që ngjallën zemërimin e sistemit e të vetë diktatorit Enver Hoxha, për shkak të elementëve borgjezë të pikasur, vjen i ngrirë në kohë, për të kuptuar më mirë historinë, siç thotë edhe vet ideatori e gazetari Carlo Bollino për të bërë një katharsis.

 “Bunk’art është pjesë e një projekti për kujtesën shqiptare, për të gjithë kohën, që me ardhjen e demokracisë është harruar në një farë mënyre. Ndërsa, unë mendoj se duhet bërë një farë katharsis, duhet që ta përjetojmë atë që ka ndodhur në një formë ndryshe, edhe për të hequr frikën, sepse vetëm nëpërmjet kujtesës ne mbrohemi nga fantazmat e së kaluarës”, shprehet ideator i festivalit  Carlo Bollino.

E njëjta atmosferë e 47 viteve më parë, përmes 3 mbrëmjeve speciale, ku kryefjalë do të jetë arti do të bëj publikun të përjetojë në një këndvështrim tjetër ngjarjen e kobshme, që shënjoi jetën e dhjetëra artistëve e të familjeve të tyre.

“Bunk’art është ambienti ideal për ta rikrijuar atmosferën e Festivalit XI. Ne kemi rikrijuar të njëjtën skenografi, siç e ka bërë asokohe edhe Edi Hila. Disa nga këngëtarët, si Liljana Kondakçi apo Bashkim Anibali, prezantuesi Bujar Kapexhiu do të jetë në skenë me Marsela Çibukaj, bashkë me protagonistët e të tjerë teknicienë”, thotë Bollino.

Nuk do të mungojnë as artistët bashkëkohorë brenda e jashtë kufijve,si Alban Skënderaj. Libohova e Çesari, të cilët tentojnë të grishin rregullat e ngurta, e të dhurojnë sensin e lirisë, pa të cilin arti humb thelbin e vet.

 “Bashkë me stafin që na ka ndihmuar, si Admirina Peçi, Andi Kondi dhe Ervin Kotorri, që është regjisor ne kemi menduar që të krijojmë një miks. Kemi rindërtuar një atmosferë të vjetër, por më prurje të reja. Kemi sjellë këngëtarë bashkëkohorë, si Alban Skënderaj, violinistin Olen Çezari, Irma Libohovën. Nuk do të mungojnë as këngët që Albano Carrisi ka kënduar në Shqipëri para se të binte komunizmi, si “Liberta”. Do të jetë një miks emocionesh edhe spektakël”, tregon ideatori.

Regjisorit edhe dramaturgut të ndjerë Mihal Luarasi regjia e këtij festivali në vitin 1972 do t’i shkatërronte karrierën artistike, prandaj pesha edhe përgjegjësia e regjisorit që e risjell pas 47 vitesh në Bunk’art 1,  Ervin Kotorrit është e madhe.

 “Festivali është një nga ngjarjet artistike më të diskutuara në atë kohë, ta sjellësh sot është kënaqësi, por edhe një lloj përgjegjësie, sepse do ta rikthesh tek një brez që e njeh shumë mirë. Por, ne do t’i qëndrojmë pak besnik si nga ana e trajtimit edhe e skenografisë, por normalisht duke e gërshetuar me elementë të rinj. Mendoj se do të turbullojë disa ujëra”, shprehet regjisori Ervin Kotorri.

Por, cila është forma që publiku mund t’i bashkohet këtij festvali, ku kujtesa vjen si një formë mbrojtjeje ndaj së kaluarës

 “Ftesat janë falas. Publiku mund të pronotojë biletën nëpërmjet Bunk’art. al. Janë  vetëm 120, prandaj do të vijnë vetëm ata që do të kenë mundësi të pronotojnë biletat të parët. Por e gjithë shfaqja që është bashkëprodhim i RTSH-së, ReportTV-s edhe Qendrës ‘Ura’ që menaxhon Bunk’art. Prandaj të gjithë do të kenë mundësi që ta shikojnë në datat 1 dhe 2 janar dhe 3 janar, sepse do të transmetohet në RTSH edhe në ReportTV, si një kujtesë pozitive edhe një ringjallje e artit shqiptar”, përfundon Carlo Bollino.

Festivali i XI i Këngës në RTSH do të rikthehet në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor në orën 17.30 në Bunk’art 1.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 07/12/2019 19:50

    Zonja Valeria, do tëna e përkthesh atë fjalën e panjohur në titull? Faleminderit!

    Përgjigju
  • Adri: 07/12/2019 17:30

    Bravo zoti Bollino...i vetmi njeri dhe e vetmja media ku shikojme pak drite ne fund te tunelit majtas e dhjathts...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)