Për 'kukuvajkat' që vënë hallin e Bashës para zgjedhjeve të vonuara në 6 bashki

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Më në fund Ilir Meta është kthyer në staturën e Presidentit për t’u marrë me çështjet e shtetit. Them më në fund, pasi të gjithë e kemi parasysh që pasi nuk preu dot asnjë dorë hajduti vote në 25 Prill, u zhduk duke bërë pesë palë pushime vere brenda 2021-shit dhe vetëm për t’u shfaqur javën e dytë të janarit për punën e 6 bashkive pa kryetarë.

Me deklaratën e Metës, se po punon për të shpallur brenda afateve zgjedhjet në Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë e Lushnje kanë ardhur edhe reagimet nga zërat publikë pro-Bashës, apo nga ‘të pavarurit’ anti-Rama. Vendimin e Metës pikërisht tani, e kanë cilësuar si një kurth për Lulzim Bashën, si një test për të në momentin më të keq të Partisë Demorkatike. Çuditërisht gjithë ky merak i madh në të njëjtën kohë që vetë kreu i PD-së deklaron se ka 95% të demokratëve pas vetes.

Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, aludohet se Meta po e fut në një kurth Bashën që ky i fundit të shënojë humbjen e pestë a të gjashtë dhe me këtë rast të fitonte pikë Sali Berisha.

Tani, është e pashpjegueshme pse këto ‘kukuvajka’ të fatit të Lulzim Bashës janë po ato që mbështetsnin çdo dekret dhe çdekret të Ilir Metës për data zgjedhjesh më parë. Së dyti, si Lulzim Basha ashtu edhe Ilir Meta e kanë parathënë vlerësimin që kanë për njëri-tjetrin, në daç si djegës mandatesh pas shpine, në daç si tradhtarë kauzash.

Me ç’duket, Ilir Meta ka kuptuar se zgjedhjet nuk mbahen atëherë kur të jetë gati Lulzim Basha. E bëri njëherë këtë eskperiment dhe përfundoi nga Parlamenti, në Kushtetuese e në Venecia. Votimet e pjesshme duhen mbajtur sepse qytetarët e 6 bashkive meritojnë të kenë të zgjedhurit e tyre si çdo bashki tjetër.

Dhe këta qytetarë që s’i kanë asnjë borxh Bashës e Berishës, nuk kanë pse presin derisa PD të zgjidhë krizën e saj. Që me gjasë s’po tenton të zgjidhë krizën, por të luftojë për audiencën në internet dhe cilësinë e çelikut të dyerve përballë ‘kokës së dashit’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

OBSH: Mund të rriten rastet e lisë së majmunëve në muajt e verës