/ATSH-AFP/ - Katër partitë e opozitës islandeze konfirmuan sot në një letër të hapur për Letoninë që vendi vazhdonte të ishte kandidat në Bashkimin Evropian duke hedhur poshtë njoftimin e qeverisë një ditë më parë për tërheqjen e kandidaturës.
"Qeveria aktuale ka bërë një ndalim në procesin e anëtarësimit me ardhjen në pushtet në maj të vitit 2013 dhe është shprehur se procesi nuk do të vazhdojë vetëm nëse populli vendos ndryshe gjatë një referendumi. Nuk ka pasur referendum", theksoi opozita islandeze në këtë letër dërguar shefit të diplomacisë letoneze, Edgars Rinkevics, vendi i të cilit drejton aktualisht Bashkimin Evropian.
Sipas opozitës, njoftimi i djeshëm për një tërheqjen të kandidaturës është i paligjshëm sepse ajo nuk ka marrë dritën e gjelbër nga komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit, për më tepër e nevojshme për të gjitha vendimet e rëndësishme të politikës së huaj.
"Prandaj, mandati i vetëm i miratuar nga Althingi (Parlementi) mbi kërkesën e anëtarësimit është mandati origjinal i kësaj kërkese të 16 korrikut 2011", theksoi opozita.












