Përballja me Flamurtarin, Gega: Duhet vlerësim maksimal, me Gjicin nuk …

Të shtunën në “Selman Stërmasi” Partizani do të presë Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Superligës. Të kuqtë e Skënder Gegës udhëheqin me diferencë kampionatin, por javën e fundit u mposhtën 1-0 nga Laçi. Një tjetër hap fals do të kompromentonte qëllimin e tyre në një kohë kur përballë kanë një skuadër e cila vjen pas fitores me Skënderbeun. Gjithsesi kohët e fundit te Flamurtari ka patur shumë largime dhe duke llogaritur që nga muaji janar janë plot 8 futbollistë të cilët nuk janë më pjesë e skuadrës.

“Është e vërtetë që ka ikur një pjesë e mirë. Mund të jenë një pjesë e madhe e lotjarëve që mund të ketë më shumë dëshirë se ata që kanë ikur, kështu që do t’i vlersojmë maksimalisht ata që do të jënë në fushë. Nuk besoj se aty do të ketë ndryshime drastike.”

Trajneri tropojan lidhur me komentet e presidentit të Kukësit Safet Gjici se Partizani merret me skuadrën verilindore ka deklaruar:

“Kur është pyet për Kukësin ose presidentin, kam thënë që nuk merrem. Asnjëherë nuk jemi marr me ta, asnjë futbollist. Nuk kam asnjë koment. Jam në fokus te Partizani, kjo është familja ime.”

Ndërkohë në kampin vlonjat sulmuesi Andi Ribaj që shënoi 1 nga dy golat e fitores kundër Skënderbeut për ndeshjen me Partizanin është shprehur:

“Partizani është ekipi më I mirë për momentin dhe ne ekemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Si rrjedhojë i kemi marrë masat dhe besoj se do të marrim maksimumin.”

Po të shtunën në Gjirokastër luhet Luftëtari-Teuta, ndërsa java e 23 e Superligës mbyllet me dy ndeshjet e së dielës Kastrioti-Laçi dhe Kukësi-Kamza. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre