Përballja me Poloninë/ Uzuni: Mentaliteti im është fitues! Doka: Duam të përsërisim kualifikimin historik të 2016

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot në Varshavë ditën e tretë të përgatitjeve për 3 ndeshjet shumë të rëndësishme për eliminatoret e Botërorit që nisin me Poloninë të enjten. Grupi ka qenë pothuajse i plotë, pasi mungesa e vetme është Nedim Bajrami, që ende nuk është bashkuar me kombëtaren dhe pritet të jetë i gatshëm të dielën për Hungarinë. Gjithsesi një nga futbollistët më në formë kuqezi Myrto Uzuni ka besim te skuadra dhe thotë se pavarësisht emrit të rivalit, që është Polonia, nuk do futen në fushë për barazim.

Myrto Uzuni, futbollist i Kombëtares: “Mentaliteti im është fitues dhe në çdo ndeshje futem me këtë qëllim dhe nuk i trembem akujt. Uroj të marrim fitore sepse do na ndihmoj shumë për të ecur para.”

Ndërkohë mbrojtësi Albi Doka thotë se me shokët e kombëtares e diskuton shpesh kualifikimin historik të 2016.

Albi Doka, futbollist i Kombëtares: “Normal që e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndërrojmë prandaj jemi për ta arritur këtë qëllim.mbëtares."

Sot ndërkohë UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin për ndeshjen e së enjtes me Poloninë në Varshavë. Katërshja e arbitrave do të jetë nga Italia me kryesor një emër të njohur si Maurizio Mariani.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës