TIRANE- Nënkryetari i PD-së së Tropojës, Rexhë Byberi, (njëherësh kryetar i komunës Margegaj) ka vendosur largimin nga strukturat e selisë blu dhe kalimin në radhët e LSI-së. Burimet kanë bërë të ditur se shkak kanë qenë zgjedhjet e fundit për kreun e kësaj dege, ndërsa vetë Biberaj nuk u përfshi në garë. Po ashtu dje dhe në Vlorë janë shënuar pakënaqësitë e para, pasi është tërhequr nga gara për kryetar Geron Gumbardhi është shprehur për manipulim të zgjedhjeve. Së bashku me të edhe Petrit Golemi e Arben Sinani kanë vendosur të lënë garën në mes.