TIRANE- “Fluturoi dhe shtërgu i fundit…” Kështu e kanë cilësuar studiuesit e Gjuhës Shqipe, ndarjen nga jeta në moshën 94-vjeçare të akademikut, Shaban Demiraj. Studiuesi i apasionuar i shqipes, Demiraj është përcjellë sot për në banesën e fundit nga akademikë, kolegë, miq e të afërm. Homazhet në nder të profesor Demirajt, u mbajtën në ambientet e Akademisë së Shkencave, institucion të cilin e drejtoi për disa vite me radhë.
Por vendi që lë bosh profesor Shaban Demiraj në fushën e Albanologjisë, është vështirë të zëvendësohet.
“Ikjes së profesor Shaban Demiraj do t’i shkonte një varg i Lasgushit "Shtegtoi dhe Shtergu i fundit". Profesor Shabani ishte nga të fundit të mëdhenj gjuhëtar, përfaqësues të asaj plejade të ndritur dijetaresh që vunë themelet e filologjisë moderne shqiptare”, u shpreh Jorgo Bulo.
“Profesor Shaban Demiraj është një nga ata shkencëtar të shkencës shqiptare të albanologjisë, një nga ata që ka vënë edhe bazat e arsimit tonë të lartë, sidomos në fushën e gjuhësisë duke shërbyer me përkushtim për vite të tëra, por mbi të gjitha edhe një nga shkencëtarët elitar”, tha Kolec Topalli.
Ndërsa Rami Memushaj tha se “Profesor Shaban Demiraj ka lënë gjurmë shumë të thella, si drejtues i katedrës së gjuhës shqipe. Ai ishte njeriu që na kërkonte na frymëzonte dhe nuk na spiunonte”.
Një gjë është e sigurt. Me kontributin që ai ka dhënë për Gjuhën Shqipe, dhe veçanërisht për kohët e foljes, që janë një produkt tërësisht i tiji, profesor Demiraj e ka siguruar pavdekësinë.
Akademiku Shaban Demiraj, lindi në Vlorë më 1920, dhe është pa asnjë mëdyshje një ndër personalitetet më të spikatura të shkencës, arsimit e kulturës shqiptare. Ai ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave në vitet 1993-1997, ndërsa për 27 vjet (1962-1989) drejtoi Katedrën e Gjuhës Shqipe.
Profesor Doktor Shaban Demiraj ka shkruar mjaft vepra për Gjuhën Shqipe, ndër të cilat edhe 8 monografi, studime për fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën historike të Gjuhës Shqipe.
Ai është figurë e njohur për shkencën gjuhësore në Ballkan e Evropë, dhe për kontributin e shquar ka mbajtur titujt “Mësues i Popullit” dhe “Mjeshtër i madh i punës”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ndërroi jetë studiuesi i pasionuar i shqipes Shaban Demiraj