Përdhunohet në fëmijëri/ Vajza 17-vjeçe i jep fund jetës ligjërisht, e eutanizuar në shtëpinë e saj

Përdhunohet në fëmijëri/ Vajza 17-vjeçe i jep  fund jetës ligjërisht, e eutanizuar në shtëpinë e saj

Një adoleshente 17-vjeçare e cila ishte përdhunar që në moshën 11 vjeçe, i dha fund jetës ligjërisht, e eutanizuar në shtëpinë e saj.

Vajza e mori këtë veprim pasi ndjeu se jeta e saj ishte berë e padurueshme për shkak të gjendjes së rënduar nga depresioni.

Noa Pothoven nga Arnhem i Holandës i dha fund jetës të dielën e kaluar. Ajo vdiq në shtëpi me ndihmën mjekësore të ofruar nga një klinikë e specializuar. Pas dhunës që vuajti, vuajti gjithashtu nga stresi post traumatik dhe anoreksia.

Në një postim të fundit në Instagram-it, 17-vjeçarja  para se ta bënte publik vendimin e lamtumirës iu kërkoi ithtarëve të saj të mos përpiqeshin që tja ndryshonin mendjen.

Sipas ligjit holandez, eutanazia është e ligjshme për sa kohë që ajo kryhet në përputhje me standardet strikte të përshkruara në Aktin “Përfundimi i Jetës me Kërkesë dhe Vetëvrasjes së Asistuar (Procedurat e Shqyrtimit)', e cila huri në fuqi në vitin 2002.

Adoleshentja u nda nga jeta pasi iu dha e drejta për të vdekur në Hagë.

Vajza shkroi një autobiografi të quajtur “Winning or Learning” rreth betejave të saj me shëndetin mendor pasi raportohet se u ngacmua seksualisht dhe u përdhunua në moshë të vogël.

“E kam menduar për një kohë të gjatë nëse duhet ose jo ta ndaja me ju këtë, por vendosa ta bëj gjithsesi. “Ndoshta kjo do jetë surprizë për disa, duke pasur parasysh postimet e mia në lidhje me klinikat e shëndetit mendor, por plani im është menduar prej shumë kohësh dhe nuk është marrë në mënyrë impulsive. Brenda një maksimumi prej 10 ditësh do të vdes. Pas shumë vitesh ballafaqimi dhe lufte, jam e lodhur. Nuk ha dhe nuk pi prej kohësh dhe pas shumë diskutimesh dhe vlerësimesh vendosa të shkoj sepse vuajtja ime është e padurueshme.” Noa theksoi se nuk ndihej më e gjallë: “Unë marr frymë por nuk jetoj.”

 

 

 

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë