Përdhunuan dhe vranë studenten greke, gjykata e Athinës lë në burg përjetë shqiptarin dhe grekun
Eleni Topaloudi dhe dy autorët
Gjykata e Apelit në Athinë nuk ka pranuar kërkesën për lehtësim dënimi për shqiptarin dhe grekun që akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi. 21-vjeçarja u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit në vitin 2018.
Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë për burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes dhe 15 vite burg për përdhunimin e saj. Gjatë seancës, dy të rinjtë kërkuan falje dhe ia hidhnin fajin njëri-tjetrit.
Ndërsa prokuroria insistonte se viktima ka kundërshtuar me forcë përdhunimin dhe dy të rinjtë e vranë për t'i mbyllur gojën.
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.
Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor, 15:15
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Policia greke asgjëson mbi 1 ton lëndë narkotike, i djeg në furra gjigante (VIDEO)
23 Nëntor, 18:59
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
Kjo është drejtësi! Na pëlqen apo jo greku.
Përgjigju