Përdorën spitalin e Lushnjës dhe administratën për fushatë zgjedhore,  KAS gjobit kryebashkiaken e Lushnjës dhe Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

Përdorën spitalin e Lushnjës dhe administratën për fushatë zgjedhore,  KAS gjobit kryebashkiaken e Lushnjës dhe Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

Eriselda Sefa, kryetare e Bashkisë Lushnjë

Më 100 mijë lekë është dënuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa, pasi më 26 shkurt 2022 gjatë fushatës elektorale, përdori ambientet e Spitalit Lushnjë dhe përdorim të detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore brenda orarit të punës. Pra, ka përdorur burime publike në mbështetje të fushatës së saj zgjedhore. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe gjobitjen me 100. 000 (njëqindmijë) lekë, pra dyfish.

KAS vendosi gjithashtu dënimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Gelardina Prodani në vlerën 25000 (njëzet e pesëmijë) lekë dhe mbështetur në pikën 2 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor vendosi sanksionin administrativ ndaj Drejtorit të Spitalit Ïhsan Çabej” Lushnje, z. Perin Vogli në vlerën 2500 (dymijë e pesëqind) lekë. KAS vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zj. Ogerta Manastirliu.

Referuar vendimit të mëparshëm të Celibashit , Sefa, ministrja Manastirliu dhe Taulant Balla kanë bërë një vizitë në spitalin e Lushnjes më datë 26 shkurt 2022, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore.

 “Nga hetimi administrativ i kryer dhe nga provat materiale të administruara në dosjen hetimore administrative, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vlerëson se se zj. Eriselda Sefa, kandidat për Kryetar të Bashkisë Lushnjë, e propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, me përdorimin e ambienteve të Spitalit Lushnjë dhe me përdorimin e detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore brenda orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete për qëllime zgjedhore dhe për kryerjen e takimit elektoral, ka përdorur burime publike në mbështetje të fushatës së saj zgjedhore, në kuptim të nenit 91, pika 1, të Kodit Zgjedhor.” Gjithashtu, nga hetimi i KQZ ka rezultuar e provuar se drejtori i Spitalit të Lushnjes, Perin Vogli, nuk ka pasur dijeni për kryerjen e fushatës elektorale në ambientet e institucionit që drejton, nga kryebashkiakja e qytetit, e cila në 6 mars kërkoi vazhdimin e qëndrimit në detyrë. Përsa i përket ministres Manastirliu, KQZ thotë se “Rezultoi e provuar se, veprimtaria e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk përbën veprimtari të ndaluar në kuptim të nenit 3, të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020, pasi zj. Manastirliu ka qënë në kryerjen e detyrave të saj funksionale. Kryerja e fushatës së zj. Sefa ka dalë përtej axhendës ndërinstitucionale dhe për aq sa ishte dakordësuar. Në këto kushte, Ministria nuk ka qënë në dijeni që aktiviteti i organizuar do të përdorej për fushatë elektorale”, thuhet në vendim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë