Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Altin Joka: ‘Ilaç’ në shumë sëmundje

Soda e bukës, një përbërës i thjeshtë, por me fuqi të jashtëzakonshme! Nga qetësimi i urthit deri te trajtimi i infeksioneve dhe pastrimi i organizmit, ky pluhur i bardhë është një ‘sekret’ i vjetër i mjekësisë alternative. Por sa e sigurt është ta përdorim, cilat janë efektet e saj reale dhe cilat mite duhet të rrëzojmë? Cilat janë gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përdorin sodën për shëndetin dhe si mund t’i shmangim ato? Me ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, zbulojmë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv përdorimet më të fuqishme të sodës së bukës dhe mënyrën e duhur për ta përfshirë në jetën tonë të përditshme.

“Soda e bukës njihet si biokarbonati i natriumit dhe është përdorur qindra vite më parë për ftohjen, gripin, kockat dhe reumatizmën”, thekson Joka në fillim të bisedës.

“Tek soda e bukës, çdo gjë varet nga Pehashi i saj që është midis 8.3 dhe 9 dhe me konsumimin e saj prodhohet dioksidi i karbonit, i cili futet në gjak dhe fillon një proces shërues në trupin tonë që ndikon në problemet e frymëmarrjes dhe oksigjenimit në tru si dhe në rregullimin e punës së qelizave. Sipas disa studimeve, është parë që biokarbonati është një luftues dhe i kancerit, edhe pse është hedhur poshtë nga mjekësia, por ka rezultuar efikase, pasi rregullon orarin e pushimit dhe punës së qelizave” tha Altini në studio.

Biokarbonati i natriumit është përdorur dhe përdoret dhe për ulçerën e stomakut, për problemet e traktit urinar, për pickime të ndryshme dhe madje dhe për infertilitetin, duke mos harruar dhe inflamacionin e lëkurës.

Por si mund ta përdorim sodën konkretisht?

Së pasi, soda e bukës mund të përdoret për të hequr 75% të pesticideve që kanë ushqimet, sikurse tek enët tona të kuzhinës.

”Biokarbonati i natriumit përdoret dhe tek atletët, ku është parë sesi para apo pas lëvizjeve, aktiviteti i tyre fizik ishte më i përqëndruar” theksoi Altini, duke vijuar se mund të përdoret për problemet e fytyrës dhe lëkurës, ku bashkë me ujin dhe gjysmë kokrre portokalli, përgatitet një pastë mirëmbajtje, apo mund të përdoret dhe si zbutës i duarve, apo për psoriazin që përdoret përzier me vajin e shafranit. Kemi gjithashtu përzjerjen e mjaltit me sodën e bukës, që është për problemin e grykëve dhe bajameve, ndërsa theksoi se përdoret dhe për pastrimin e dhëmbëve, por jo më shumë se njëherë në javë, pasi përdorimi i shpeshtë dëmton smaltin”.

Por cilat janë gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përdorin sodën për shëndetin dhe si mund t’i shmangim ato?

“Gabimi i zakonshëm është se njerëzit konsumojnë më shumë se një lugë kafeje që është e rekomandueshme. Soda e bukës duhet të konsumohet me ujë, pasi është më e sigurtë dhe nuk ka probleme për organizmin. Një tjetër gabim është dhe që shumë njerëz e konsumojnë para një vakti ose menjëherë pas tij. Kjo është shumë e gabuar, pasi soda e bukës rekomandohet që të konsumohet rreth 1 orë e 30 minuta pas një vakti ushqimor”.

Në fund të bisedës, nutricionisti dhe eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka nënvizoi se është shumë i rëndësishëm përdorimi me masë dhe jo afatgjatë i sodës së bukës dhe gjithnjë duke u këshilluar me mjekë specialistë, në rastin e marrjes së medikamenteve farmaceutike. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm