Përdorimi i topit zanor në protestat në Serbi, Vuçiç: Dorëhiqem si president nëse është bërë diçka e tillë

Përdorimi i topit zanor në protestat në Serbi, Vuçiç: Dorëhiqem si president nëse është bërë diçka e tillë

Aleksandër Vuçiç

Unë nuk jam më president i Serbisë nëse faktohet se ndaj protestuesve u përdor arma vdekjeprurëse ‘top zanor’ përsëriti publikisht Aleksandër Vuçiç.

Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake në tubimin masiv ku në një video protestuesit teksa ishin të qetë, papritur shpërthen një tingull i fortë zanor dhe të gjithë vrapojnë t’i largohen valës së tij. Armë zanore të cilën Vuçiç konfirmon se Serbia i ka blerë në kohën e Vulin.

Ky top zanor mund të lëshojnë tinguj deri në 160 decibel, i barabartë me qëndrimin pranë një rakete dhe që dëmton daullen e veshit deri në shurdhim.

Dhimbje veshi dhe çorientime ishin shqetësimet e protestuesve duke akuzuar qeverinë për përdorimin e pajisjeve akustike në protestë. Serbia kërkoi zyrtarisht angazhimin e FBI dhe FSB ruse, në hetimet për zbardhjen e përdorimit ose jo të topit zanor në protestën antiqeveritare të 15 marsit në Beograd.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm