Përfitimet në rrugën drejt integrimit në BE! Ekspertët: Negociatat do të sjellin më shumë fonde, sfidë tërheqja e investimeve të huaja

13 janë kapitujt e rëndësishëm ekonomikë, që duhet të plotësojë Shqipëria për të avancuar në rrugën e integrimit në BE. Ekspertët vlerësojnë pozitive hapjen e negociatave, pasi vendi do të marrë më shumë fonde nga BE si dhe legjislacioni do bëhet më i drejtë e transparent. Por nga ana tjetër thonë se duhen politika për të tërhequr investimet e huaja, duke thjeshtuar taksat, zgjidhur problemin e pronave dhe reforma të tjera.

Më shumë fonde të huaja do të përfitojë ekonomia e Shqipërisë si pasojë e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, të cilat pritet të jenë më produktive se deri më tani.

“Sasia e fondeve që do të marrë Shqipëriado të rritet, dhe gjëja më pozitive që do të jetë, është se do të kemi një monitorim të shtuar nga institucionet e BE-së për të menaxhuar këto fonde që vijnë dhe për të parë përdorimin e tyre. Kjo do të thotë se si rrjedhojë do të kemi një ulje teorike të korrupsionit dhe supozohet që fondet të shpenzohen më mirë dhe të jenë më produktive”, pohon eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

Përpos fondeve, eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, vlerëson të rëndësishëm ndryshimin e legjislacionit, që do të minimizojë ligjet klienteliste.

“Hapat e para do të fillojnë me përgatitjen e legjislacionit, për ta përafruar atë me atë të bashkimit evropian. Ndryshimi i ligjeve do të ndikoj në eliminimin i klientelizimit e të oligopoleve pasi shumë kompani zotërojnë gjithçka në ekonominë shqiptare, por me ndryshimin e legjislacionit do të jenë institucionet tona që të zhdukin këtë përqendrim, por kjo nuk do të thotë se do te zhduken”, thotë Danaj.

Efektet e negociatave në xhepin e qytetarëve nuk do të ndjehen menjëherë, thotë eksperti por vë theksin tek sfida për të tërhequr investitorë të huaj.

“Qytetarët vetë përtej shpresës dhe anës psikologjike nuk do të shikojnë ndonjë ndryshim të madh në anën ekonomike. Shqipëria nga ana tjetër që të përthithi fonde dhe investitor duhet absolutisht të ndryshojë mënyrën e taksimit dhe të krijoj një stabilitet fiskal. Ne nuk kemi politika orientuese të qarta, për t’ju thënë investitorëve të huaj, ju duhet të investoni këto se këto janë pikat tona të forta. Të shikohet pjesa e taksimit sepse me këtë sistem që kemi sot nuk jemi të volitshëm për investitorët”, pohon eksperti.

3 janë sektorët kryesorë ku duhet të përqendrohen politikat e qeverisë për të tërhequr investimet e huaja thotë eksperti Danaj, i cili kërkon avancim në krijimin e zonave të lira ekonomike.

“Duhet të bëhen zonat e lira ekonomike dhe parqet industriale, si dhe duhet të zgjidhet problemi i tokës që ne kemi, është një nga pikat kryesore për të thithur investimet e huaja. Bujqësia dhe turizmi janë 2 sektorët kryesor të vendit, ku duhet fokus. Ne mund të shfrytëzojmë shumë mirë edhe pjesën e shërbimeve të teknologjisë dhe informacionit dhe ta kthejmë në një armë të fortë këtë sektor”, pohon eksperti.

Në aspektin ekonomik, vendi duhet të punoj për 13 kapituj, si lëvizja e lirë e mallrave, e njerëzve, ndryshim i sistemit të tatimeve, të doganave, kontroll financiar, mbrojte të konsumatorit, si dhe forcimi i buxhetit dhe financave.

“Është shumë e nevojshme që qytetarët të lëvizin për punë jashtë, kryesore. Fokus do jenë edhe arsimi dhe shëndetësia, përtej drejtësisë. Arsimi i fortë dhe lëvizja e lirë e punësimit do jetë më e thjeshtë”, pohon eksperti i ekonomisë.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja