Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Foto ilustruese

Ka nisur sot aplikimi i të moshuarve për abone falas në kryeqytet. Janë 177 mijë pensionistë që prietet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës.

Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës.

Vendet ku tërhiqen abonetë
Kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”
Tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”
Tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”
Kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark
Tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela.

Një e moshuar teksa ka shkuar për të aplikuar për abonenë falas ka treguar se shpenzonte mesatarisht 2400 lekë të reja në muaj për abonenë.

“Jam 74 vjeç, po aboneja më duhet se vazhdoj punoj. Zgjedhja ime sepse pensionin e kam të vogël, 178 mijë. Për ne është ndihmë e madhe se harxhoj 80 Lekë vajtje-ardhje”, tha pensionistja.

Ndërkohë Veliaj bëri apel nga Këshilli Bashkiak që pensionistët të aplikojnë në njësitë përkatëse.

"Me këtë buxhet ne bëjmë subvencionimin 100% të abonesë së përgjithshme për pensionistët. Nuk mund të japim një shifër të saktë sepse nuk e dimë sa pensionistë do ta përdorin shërbimin, pasi do të jetë në varësi të frekuencës së marrjes së shërbimit. Ne do të bëjmë një raportim çdo muaj, pra sa pensionistë e kanë marrë si shërbim për të parë edhe shifrën e saktë të subvencionit. Ndërkohë, siç e dini, Bashkia e Tiranës tashmë e subvencionon transportin publik edhe për pjesën tjetër të qytetarëve; pra, bileta me analizën financiare është 50 lek, por 10 lek i paguan Bashkia e Tiranës, pikërisht për të mos u shtuar barrën qytetarëve", u shpreh Veliaj.

Pensionistët kanë kohë të aplikojnë për të përfituar abone falas deri në fund të Dhjetorit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur