Një apartament në katin e pestë një pallati në Fier është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Kastriot, ndërsa fatmirësisht zjarri u fik nga zjarrfikësit pa marrë përmasa më të mëdha. Banesa rezulton në pronësi të një personi me inicialet O.O., por banonin me qira dy të moshuar.
Zjarri u konstatua në dhomën e gjumit, por nuk dihet ende shkaku. Dy të moshuarit nuk pësuan lëndime, ndërsa nga zjarri pati vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Komente











