TIRANE- Flakët kanë përfshirë një dyqan kozmetike në kryeqytet, në pallatin ku banon kryeministri Edi Rama,  në rrugën “Myslym Shyri” pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur urgjentisht në vendin ngjarjes dhe pas 1 ore kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërkaq zjarrfikësit kanë stakuar energjinë elektrike.
 
Ndërkohë raportohet dhe se nuk ka të lënduar nga flakët e zjarrit.

pallati ne flake
pallati ne flake
(Në foto: Pallati ku ndodhej kozmetika që u perfshi nga zjarri) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)