POGRADEC- Automjeti i një efektivi në Pogradec është përfshirë nga flakët këtë mëngjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit. Paraprakisht dyshohet për defekt teknik, por policia po kryen të gjitha hetimet e mundshme.
Zjarri ka rënë në motorin e mjetit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
'Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga "Reshit Çollaku", ka rënë zjarr në automjetin tip "Mercedes-Benz", në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë). Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", njofton policia.