Tym dhe flakë/ Përfshihet nga zjarri një pus nafte në Zharrëz të Fierit (VIDEO)

Një pus nafte është përfshirë nga flakët në fshatin Zharrëz të Fierit pasditen e kësaj të enjte. Zjarri është favorizuar nga era dhe mbetjet e naftës. Nga flakët nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se zjarri është favorizuar nga era dhe mbetjet e naftës të përhapura përreth.  Pusi ndodhet në një zonë larg shtëpive të banimit dhe nuk ka pasur rrezik për banorët. 

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken flakët dhe shtëllungat e tymit që përhapen në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 automjete zjarrefikëse të repartit të Patosit dhe kompanisë “Bankers”. Sipas informacionit nga stacioni i zjarrfikësve Patos, mësohet se pusi i naftës nuk ka qenë aktiv pasi puna në të ishte ndaluar prej vitesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës