Përfundoi në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Spiropali bën thirrje për lirimin e Diana Bahçes: Të merren masa për magjistratët pa ndërgjegjie dhe tru

Përfundoi në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Spiropali bën thirrje për lirimin e Diana Bahçes: Të merren masa për magjistratët pa ndërgjegjie dhe tru

Ministrja Elisa Spiropali

Lironi Diana Bahçen! Kjo është thirrja e ministres së Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali pas arrestimit të Diana Bahçes në Shkodër, e cila u vu në pranga për akuzën e braktisjes së fëmijës së saj të parë, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë. Spiropali e cila ngre një sërë pyetjesh në lidhje me arrestimin e nënë lehonë, kërkon që të merren masa për magjistratët që dhënë këtë vendim pa ndërgjegje e pa tru.

‘Lironi Diana Bahçjen! Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nënë lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?! Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?! Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?! Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!’- shkruan Spiropali.

Diana Bahçja është dënuar me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.  28-vjeçari kërkon lirimin e gruas pasi e ka vështirë qoftë për ushqyerjen ashtu dhe për kujdesin e djalit që sapo ka mbushur dy javë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 16/03/2023 13:46

    Bravo ministre.Drejtesia eshte fjale e madhe por kush kontrollon gabimet e Drejtesis?!!!!Mesa kam konstatuar deri tani,nje punonjes i thjeshte administrate ose jo per nje gabim minimalisht hiqet nga puna.Ndersa Drejtesia jone ben cte doje si te doje kur te doje dhe askush nuk penalizohet…Ateher ku eshte Drejtesia ketu,cfare kemi ndryshuar keto 33 vjet?!!

    Përgjigju
  • Roni: 16/03/2023 04:16

    Bravo Elisa, por ti je shteti dhe gjykatesen dhe prokurorin kriminel, shteti i paguan. Pra, nje ankim dhe degjim duhet te kete ky binomi kriminel gjykatese/prokuror. Gabimi eshte i rende dhe opinioni publik i trembur nga keto perbindesha kriminel qe denojne pa asnje arsye nje nene e cila ka nje jave qe ka lindur. Rrogat e majme qe taksapguesi jep per keto plehra gjykatese, tregon se kurre s'do kete gjykate te drejte. Shpirti katil i gjykateses dhe prokurorit, tregoi dhe njehere se sa te pashkolluar jane gjykatesit tone dhe sa mire e njhin lekun dhe ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe