Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë

Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë

Xhelal Mziu dhe Agron Gjekmarkaj

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka shpërndarë një meme për kolegun e tij Agron Gjekmarkaj pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku Gjekmarkaj përfundoi në spital.

Në story në rrjetin social Mziu shpëndau memen ku shkruhej se Gjekmarkaj është me fat që është gjallë, pasi "nuk ka shtyllë kurrizore".

Këtë postim deputeti i Dibrës e ka lënë për disa orë vetëm për miqtë e tij, pastaj në mëngjesin e sotëm e ka fshirë. Nuk dihen arsyet e fshirjes, por shumë ndjekës e kanë parë. 

Incidenti ndodhi kur Gjekmarkaj ra pa ndjenja gjatë protestës, dyshohet gjatë shtyrjes me policinë dhe u ndihmua nga protestuesit, për t’u transportuar më pas në spital.

Në spital e vizitoi edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili akuzoi policinë për dhunimin e deputetit.

Ngjarja ka nxitur polemika brenda radhëve të Partisë Demokratike dhe debate mbi përgjegjësinë për incidentin.

1735029032_xhelalmziu.jpg

Postimi i Xhelal Mziut në rrjetet sociale

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI