Është mbyllur me një bilanc mjaft pozitiv dita e dytë e vaksinimit masiv në vend, ku sot morën dozën e tyre 20414 persona.
Shifrën e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e sotme ka kaluar edhe objektivin e deklaruar më parë, për kryerjen e 10 deri në 15 mijë vaksinimeve në ditë.
"Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin", shkruan ministrja.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama e konsideroi "shifër të bukur" numrin e personave të vaksinuar sot, ndërsa shtoi se vaksinimi masiv do të vijojë pa u ndalur, deri në rikthimin në normalitet.
"Zemra mal
DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin
Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar", shkruan Rama.
Vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70-vjeç me vaksinën kineze "Sinovac" nisi ditën e djeshme në Sheshin "Skënderbej", ku janë ngritur dy çadra të mëdha me nga 10 pika secila për kryerjen e vaksinave.
Sipas autoriteteve, objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptar, ndërsa më herët, Ministrja Manastirliu bëri me dije se këtë javë pritet të mbyllet vaksinimi i arsimtarëve.
Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 98 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Dita e dytë e vaksinimit masiv tejkaloi objektivin, Rama: Zemra mal, do vijojmë pa u ndalur
"Zemra mal", kështu shkruan kryeministri Edi Rama, pasi dita e dytë e vaksinimit masiv në vend u mbyll me shifrën e lartë të të vaksinuarve, 20.414, duke tejkaluar edhe objektivin.
Me një postim në Facebook, Rama shkruan se vaksinimi masiv do të vijojë pa u ndalur, "për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar".
"Zemra mal
DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin
Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar", shkruan Rama.