Përfundon Festivali i Dansit në Shqipëri. 6 trupa baleti nga bota, art në hapësira publike dhe online (VIDEO)

Ka përfunduar mbrëmjen e djeshme tek “Reja” festivali “Albania dance meeting”. Drejtuesi artistik, koreografi Gjergj Prevazi tregon se për shkak të pandemisë Covid 19,  vendosi që në këtë vit jubilar të zhvillohej përmes videodans-it, duke u shfaqur online dhe në hapësira publike në Tiranë dhe Durrës

 “Ka qenë një vit i vështirë. Ajo që ne bëmë, ishte ndryshimi i skemës së festivalit, duke e zhvendos online një pjesë, ndërsa pjesën tjetër në hapësira publike. Ndryshimi u bë për t’u përshtatur me rrethanat ku jemi, por dhe të mos ulur cilësinë e festivalit. Një nga qëllimet e këtij edicioni është që ne të mos humbasim kontaktet me audiencën. Gjithmonë gjendet një mundësi, që duhet shfrytëzuar. Kjo është arsyeja e parë edhe e fundit, që ne e bëmë këtë edicion”, thotë Prevazi

Nga performancat e 6 trupave artistike nga Kina, Italia, Greqia, Hungaria, Shqipëria apo dhe Gjermania, Prevazi veçon atëtë artistëve italianë

 “Ne patëm 6 prezantime,  një diversitet i madh nga vende të ndryshme. Një video e ardhur nga Italia i kushtohet rimarrjes së asaj pune të bërë me dorë në shekujt e kaluar në disa objekte të trashëgimisë italiane. Por, ka pas edhe kërkime të një natyre tjetër, siç ishte artistja kineze për hapësirën e femrës në shoqëri dhe në një marrëdhënie”, thotë Prevazi.

Prevazi, rrëfen edhe ditët e vështira që balerinët janë duke përjetuar në këtë periudhë të vështirë për shkak të Covid 19, ku nuk u lejohet që të bëjnë art

“Kinematë janë hapur dhe teatrot janë mbyll. Ne nuk na lejohet mësimi në hapësirat tona të universitetit, por vetëm online. Ndërkohë që mund të takohesh lirshëm me studentët në kafe. Nuk e di si e kanë menduar këtë punë ata që e kanë marrë këtë vendim, por për ne situata është shumë problematike”, shprehet Prevazi.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës