Pandemia COVID-19 dhe sidomos karantina i ka kushtuar shtrenjt buxhetit të shtetit. Sipas një raporti të publikuar nga INSTAT, më shumë se 53 miliardë lekë kanë humbur në vitin 2020, vetëm si pasojë e goditjes që mori ekonomia me mbylljen e aktiviteteve ekonomike.
Konkretisht sipas raportit, nëse në vitin 2019 të ardhurat kombëtare ishin 1,669 trilionë lekë, një vit më pas ato zbritën në 1,616 trilionë lekë.
Ndërsa të ardhurat për frymë zbritën në 579 mijë lekë në vitin 2020, nga 593 mijë lekë që ishte në vitin 2019.
Në vitin 2020 ekonomia e vendit përjetoi një recesion prej -3,48 %, krahasuar me vitin 2019 kur u shënua një rritje prej 2,09%. Për vitin e parë pandemik, parashikimet fillestare ishin edhe më pesimiste pasi institucionet ndërkombëtare prisnin një rënie deri në 10%, por heqja e pjesshme e masave, aktiviteti turistik dhe ndërtimi (rindërtimi) duket se mbajtën në këmbë ekonominë.
INSTAT thotë se gjatë 2020-ës konsumi i qytetarëve u tkurr me -3,53%, pavarësisht ndihmës që dha qeveria me paga lufte për të gjithë qytetarët që dolën të papunë si pasojë e izolimit të ekonomisë.
Por teksa u duk se ekonomia u ringrit në vitin 2021, situatë e destabilizuar paraqitet për vitin 2022, kur e gjithë bota po përballet me krizën e çmimeve që kanë rritur koston e jetesës ndikuar nga lufta në Ukrainë. Kjo valë e re çmimesh si dhe mungesa e prodhimit dhe luhatjet e forta në tregun e karburantit pritet të frenojnë rritjen e pritshme të ekonomisë gjatë këtij viti.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.3%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 1344
Lajme të tjera
-
Eksperti për sigurinë rrugore në Report Tv: S'kemi institucion që të merret me hetimin e aksidenteve! Kodi jonë Rrugor më penalizuesi në Europë
21 Mars, 13:02
-
Të ardhurat tatimore në janar u rriten vetëm 0.3 pikë % më shumë se inflacioni
21 Mars, 07:15
-
Aksidentet në shkurt u rritën 14.3%, më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç
20 Mars, 17:58
-
Pagat në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku
20 Mars, 07:07
-
Nga Adrian Kamenica tek Blendi Salaj, cilët pritet të jenë anëtarët e rinj të INSTAT-it
17 Mars, 19:56
-
Importet e karburanteve ranë me 8% në tremujorin e fundit 2022, por INSTAT thotë se konsumi u rrit me 4.7%
17 Mars, 07:40
-
INSTAT publikon shifrat e punësimit për tre mujorin e fundit të 2022! Shënohet rritje krahasuar me një vit më parë! Sektori i shërbimit me kontributin më të lartë
10 Mars, 15:14
-
Vijon rritja e çmimeve të produkteve të importit, INSTAT publikon shifrat e 3 mujorit të katërt të 2022: Energjia rritet me 19,4% dhe produktet ushqimore me 13,4%
6 Mars, 15:38
-
Shqipëria përballë nevojës për burime të reja energjitike
5 Mars, 19:20
-
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve, ia kalon Spanjës e Italisë
1 Mars, 12:18
-
Inflacioni s’ndal ndërtimet! Rriten lejet për ndërtesat e reja në 3 mujorin e 2022-it! Durrësi me numrin më të lartë, Tirana e dyta
28 Shkurt, 11:04
-
Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi
27 Shkurt, 07:31
Gjysma vjedhur.
Përgjigju