Ka përfunduar me sukses aktiviteti sportiv “Green Half Marathon 2026”, i zhvilluar në qytetin e Berat, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO.

Në këtë edicion morën pjesë rreth 800 garues, 100 më shumë se një vit më parë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për këtë aktivitet. Atletë nga 40 shtete të ndryshme konkurruan në dy kategori, në distancat 10 km dhe 21 km.

Pjesëmarrësit u shprehën se organizimi këtë vit ishte në nivele shumë të mira, ndërsa vlerësuan atmosferën dhe mikpritjen e qytetit. Ata përcollën mesazhe pozitive për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes në aktivitete sportive dhe një stil jetese të shëndetshëm.

“Rëndësi ka pjesëmarrja, jo rezultati”, ishte mesazhi kryesor që shoqëroi këtë aktivitet.

Ky aktivitet, i organizuar nga Bashkia e Berat në bashkëpunim me institucionet përkatëse të sportit dhe kulturës, mblodhi sportistë të rinj dhe veteranë. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryetari i bashkisë, Ervin Ceca, i cili ndau çmimet për fituesit e garës.

Fituesit e Garës  Green Half Marathon 2026                                                          

             Femra 21KM Vendi i parë   Kristina Pura      
2              Femra 21KM Vendi i dytë    Naile Seferaj
3              Femra 21KM Vendi i tretë   Doloreza  Kaci   
    
1              Kategoria 65+ Meshkuj 10KM Vendi i parë   Elmi Gegaj   
2              Kategoria 65+ Meshkuj 10KM Vendi i dytë   Shefqet Terziu   
3              Kategoria 65+ Meshkuj 10KM Vendi i tretë    Ylli  Alushi   
1              Kategoria 65+ Meshkuj 21KM Vendi i parë  Gazmend  Shehu  
             Kategoria 65+ Meshkuj 21KM Vendi i dytë  Skënder   Gashi    
3              Kategoria 65+ Meshkuj 21KM Vendi i tretë   Dashamir  Cali   
     
1              I riu më i mirë    Ibrahim Sula       
2              Më i moshuari   Sotir Qirjaqi  
3              Grupi me pjesëmarrjen më të madhe 'Tirana Running Club'