Vepra e plotë e Historisë së Albanologjisë me autor studiuesin Jup Kastrati do të jetë së shpejti gati.
“Është lënë nga Kastrati. E kemi kompjuterizuar, do të bëhet gati për botim. Janë studime gjuhësore, të cilat nuk janë botuar.”, - thotë për "Report TV" vajza e albanologut, Fatmira Kastrati.
Ajo tregon se po punohet edhe për botimin e veprave të tjera të studiuesit, si vepra për Ndre Mjedën me tri pjesë, por dhe studime letrare, arbëreshe dhe një studim mbi dramatikën shqiptare, të cilën Jup Kastrati e ka përgatitur kur ishte 20 vjeç.
Një figurë me kontribut të madh për kulturën dhe albanologjinë shqiptare, studiues dhe profesor, Jup Kastrati ka lënë në dorëshkrim disa vepra të pabotuara, si: “Bibliografi albanistike”, “Studime arbëreshe”, “Studime letrare”, “Vepra e De Radës”, “Studime për Ndre Mjedën”, etj.
Vetëm pak kohë më parë, vajzat e profesorit, nëpërmjet fondacionit që mban emrin emrin e studiuesit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Jup Kastratit, botuan letërkëmbimet e tij me At Justin Rrotën, një “Epistular”, që përfshin 299 letra të shkëmbyera nga viti 1951-1964.
“E veçanta e këtij libri është se ky epistular nuk shkëputet. Ata kanë një letërkëmbim të vazhdueshëm ndërmjet tyre. Prof. Kastrati futet në këtë letërkëmbim në moshën 27 vjeçare, madje kontaktet e para i kanë pasur fizikisht në 1949, kur prof. Kastrati ishte drejtor i shkollës “11 janari” në Shkodër.”, - tregon e bija.
Kremtimi i 100-vjetorit të lindjes së studiuesit dhe albanologut Jup Kastrati do të përmbyllet më 13 dhjetor me një konferencë në Akademinë e Shkencave ku për herë të parë do të bëhen publike edhe materiale dhe rrëfime nga studiues, kolegë e miq të profesorit, si: prof. Rexhep Qose, prof. Emil Lafe, Agim Vinca, Antonio Belushi dhe Ferdinand Leka.
B.G/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kur Profesor Jup Kastrati i kujtonte At Justin Rrotës, fjalët që Maksim Gorki i drejtonte Kalluzhnij-t, ai i thoshte…’/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
5 Dhjetor 2024, 07:41
-
Albanologjia në rrezik, studiuesi Vehbiu: Duhen masa urgjent! Media, promovim amatorizmit dhe konspiracionizmit!
1 Nëntor 2024, 13:07
-
'S'ka libra nga ASA', MAS i përgjigjet akuzave të studiuesit Afrim Krasniqi: Kemi marrë konsultime për titujt, mos na përbaltni punën
25 Gusht 2023, 17:20
-
Studiuesi Krasniqi: Në 500 libra që MAS rekomandon të futen në bibliotekat e shkollës, s’ka asnjë libër nga institucionet Albanologjike
24 Gusht 2023, 22:50
-
Akademia e Albanologjisë, Ministria e Arsimit e paqartë për 'shkrirjen', senati i nis letër! Çështja në gjykatë, Krasniqi: Shkenca e studiuesve, politikanët të merren me politikë!
18 Gusht 2023, 19:11
-
Auron Tare: Edhe këta 'shkencëtarët' tanë, gjithë betejën e kanë për vulën
30 Maj 2023, 17:45
-
Kontributi i albanologëve gjermanë për gjuhësinë shqiptare
19 Nëntor 2022, 14:38
-
'Prometeu i gjuhës', akademiku Jochalas: Albanologjia, dashuria ime! Ju rrëfej si ka ndryshuar arvanishtja
11 Tetor 2022, 20:52
-
'Si argëtoheshin gjyshërit tanë', nisma që ‘shpluhuros’ lojërat popullore, studiuesja: Kemi trashëgimi të pasur, ka ende gjurmë në terren
4 Shtator 2022, 13:35
-
2500 vjet histori përmes arkeologjisë e shkrimit krijues, Kapllani e Muka: Kemi një pasuri të jashtëzakonshme, ta nxjerrim në pah
5 Korrik 2022, 17:01
-
Albanologu amerikan Brian D.Joseph: Jam mahnitur nga veçoritë e gjuhës shqipe
11 Dhjetor 2021, 21:28
-
Tirana mbështillet me dijen albanologjike! 25 deri më 27 nëntor do të mbahet pas 50 vitesh konferenca për arritjet në shkencat albanologjike
24 Nëntor 2021, 13:26