'Si argëtoheshin gjyshërit tanë', nisma që ‘shpluhuros’ lojërat popullore, studiuesja: Kemi trashëgimi të pasur, ka ende gjurmë në terren

Këngë djepi, satira, Këngët e Shën Mitrit, lodra e tregime popullore popullore... studiuesja e muzikologia Blerina Shalari zbulon si “Argëtoheshin gjyshërit tanë”. Një projekt që shpluhuros literaturën e shkruar, e pasurohet me kërkimet personale, për të vënë theksin tek kjo pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore edhe përmes kanalit “Youtube”, i prekshëm nga një masë më e gjerë....

“Kjo nismë që është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, konsiston në faktin që disa ekzemplarë të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve, të rizgjohen nga kohërat, nga thellësia e tyre, për të bërë një projekt në të cilin shqiptarët në përgjithësi por edhe studiuesit  në veçanti të njihen me një formë argëtimi të popullit shqiptar”, rrëfen Shalari.

Argëtimet e gjyshërve tanë, siç rrëfen Shalari janë të larmishme e shtrihen në zona të ndryshme duke ruajtur tipare karakteristike.

“Populli shqiptar është shumë i pasur në trashëgimi shpirtërore materiale dhe jomateriale, ku bëjnë pjesë edhe lojrat popullore, por ato nuk janë thjesht lojra klasike, por ,janë mençuria popullore e përdorur për argëtime. Këto prekin të gjitha zonat e vendit, secila zonë ka specifikat e veta. Format se si mendohet argëtimi, mënyra se si përdoret. Madje argëtimi është kaq i sofistikuar, saqë është bërë pjesë edhe i ritualeve apo e festave siç i njeh populli, të cilat siç dihet janë festat pagane Dita e Verës, Dita e Shën Mitrit, Dita e Shën Gjergjit, Festa e Shën Mërisë e të tjerë. Pra populli shqiptar i ka kënduar dhe i ka thurrur himne këtyre festave të cilat e ndihmonin atë për tu larguar nga monotonia që krijonte jeta në atë kohë”, shton më tej.

Siç tregon studiuesja, pavarësisht frymës ekzotike që mbizotëron në folklorin ballkanas, Shqipëria sikundër vendet e tjera ka individualitetin e saj në folklor.

“Kjo ndodh edhe tek argëtimet, kanë tisin e e tyre origjinal, janë procese që ndodhin në etnopsikologjinë e popullit, ato përfaqësohen nga dialektet zonalet të çdo treve nga veshjet tipike, nga instrumente, pra pasqyrojnë tipikisht anët më arketipale të çdo zone nga e cila vijnë”, tregon Shalari.

Studiuesit vendas kanë pasuruar Arkivin e Akademisë së Studimeve Albanologjike e të tjera botime edhe me këtë pjesë të trashëgimisë sonë, por ende mund të flitet edhe për gjurmë në terren.

“Nëse do të kërkojmë në terrenin jashtë arkivit mendoj se ka ende gjurmë të tyre dhe kjo është arsyeja pse shteti duhet të mbështesë festivale që gjejnë dhe pasqyrojnë këto lojëra në aktivitete të ndryshme”, thotë më tej.

Krahas evidentimit të këtyre argëtimeve, nisma e Shalarit synon të nxisë edhe krijimin e botimeve digjitale në fushën e botimeve albanologjike.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic