Përgjegjësit e pandëshkuar të 21 Janarit

Përgjegjësit e pandëshkuar të 21 Janarit

Dhjetë vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku sulmi më armë zjarri i gardës së republikës që qëndronte pas kangjellave të kryeministrisë, mbetet ende gjurma e drejtësisë së munguar mbi urdhëruesin e këtij sulmi.Vetë ish kryeministri Sali Berisha do të rrëfente me gojën e tij, me zë dhe me figurisë se ai vetë kishte në plan të qëllonte kreun e opozitës së atëhershme, kryetarin e partisë socialiste, Edi Rama, me pesë snajpera të vendosur në tarracat e godinave të pushtetit.

Sali Berisha do të konfirmonte kështu, dashur pa dashur, se krimi shtetëror i 21 Janarit është përgjegjësia e tij direkte, si urdhërues i dhunës së përgjakshme mbi protestues dhe i sulmit me armë zjarri të gardës mbi qytetarët e zakonshëm.Pas tij, njeriu që zbatoi të gjithë këtë plan të organizuar që Berisha e konfirmon po vetë me gojën e tij sa në një studio televizive në tjetrën, vjen Lulzim Basha, që nga tarraca e kryeministrisë ekzekutonte urdhrat për të vrarë shqiptarë të pafajshëm.

Të freskëta janë ende imazhet kur Berisha dhe Basha, përgëzonin në një takim të posaçëm grupin e zjarrit të 21 Janarit, për punën e bërë në atë ditë, në një kohë kur prokuroria e drejtuar nga Ina Rama, kërkonte që ata të përballeshin me drejtësinë.Berisha nuk e dorëzoi kurrë grupin e zjarrit. As Lulzim Bashën, të cilin pas 21 Janarit, vijoi ta katapultojë në pozicionet më të larta të qeverisjes, si shenjë besimi dhe shpërblimi.

Të gjitha këto momente që do mbeten gjatë në kujtesën e shqiptarëve, dëshmia e urdhëruesit Sali Berisha që pohon me krenari se do të qëllonte në lule të ballit këdo që i afrohej kryeministrisë, fshehja e gardistëve në bodrumet e kryeministrisë, sulmi mbi ish kryeprokuroren Ina Rama, janë tregues të një komploti ndaj drejtësisë, nga vetë Sali Berisha dhe vartësi i tij Lulzim Basha.

Të gjitha këto momente, janë mjaftueshëm që drejtësia e re të hetojë siç duhet dhe deri në fund, përgjegjësit e pandëshkuar, në mënyrë që 21 Janari të mos mbesë në histori si një datë e lulëzimit të padrejtësisë, përmbi vlerën e jetës së shqiptarëve të zakonshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë