TIRANE- Nuk do të ketë asnjë mundësi punësimi për kundëradmiral Kristaq Gërveni në një post civil në strukturat e NATO-s nëse ai s’merr leje nga qeveria dhe shteti shqiptar. Agjencia për mbështetjen e NATO-s, Divizioni i Burimeve Njerëzore në Aleancë, më 3 mars të këtij viti i ka kthyer përgjigje zyrtare kundëradmiral Kristaq Gërvenit për kërkesën që të punësohej në një post civil në NATO. Dy janë elementët kryesore të përgjigjes së zyrës së NATO. Vetë drejtori i Logjistikës i kërkon Gërvenit të marrë leje nga shteti shqiptar, duke e adresuar konkretisht te personi përgjegjës, si dhe të marrë certifikatën shëndetësore.
“I nderuar Z.Gërveni. Në përgjigje të aplikimit tuaj të kohëve të fundit për postin e kërkuar, ju lutemi të jeni të informuar se dhe ju duhet të plotësoni bashkangjitur pyetësorin mjekësor. Pasi të keni plotësuar atë siç duhet, ai do të jetë gati nëse ju mund të ktheni këtë formular në adresën e e-mailit tonë para 4 marsit. Ju lutem vini re se dosja me kërkesën tuaj nuk do të merret në konsideratë pa këtë dokument. Pas pranimit të dokumentit që ju mungon, të jeni sigurtë që kërkesa juaj do të regjistrohet në bazën e të dhënave tona dhe se ajo do të shqyrtohet në konkurrencë me kandidatët e tjerë.
Për më tepër, ne do donim të tërhiqnim vëmendjen tuaj në faktin se, në përputhje me procedurat e rekrutimit të NSPA, kandidatura për këtë post duhet të dorëzohet nëpërmjet autoriteteve kombëtare nga vjen kandidati. Unë sugjeroj, pra, që ju të kontaktoni Z. Arian Kraja, i cili duhet të miratojë kërkesën tuaj për postin. Arian Kraja është Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Do të doja të ju kujtoja që aplikacionet pa miratimin e Autoritetit Kombëtar nuk do të merren parasysh”, thuhet në kthimin e përgjigjes së drejtorit të logjistikës në divizionin e burimeve njerëzore të NATO-s ndaj kundëradmiral Kristaq Gërvenit, i cili kishte aplikuar më 24 shkurt të këtij viti pranë këtij organizmi për një vend punë në sektorin civil.
Në këtë mënyrë, Gërveni teksa ka marrë përgjigjen mohuese të burimeve njerëzore në NATO se duhen dokumente shtesë për aplikimin e tij në mënyrë që të marrë një “OK”, ka marrë dhe përgjigjen negative dhe për shkak të fshehtësisë me të cilën e kishte dërguar këtë aplikim pa dijenin e eprorëve në Shqipëri, ndërkohë që është ende në një post ushtarak.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com