Përgjimet e Ndrangheta/Rama lexon konkluzionin e italianëve: Mafiozët dështuan totalisht në Shqipëri! Llumi i opozitës dhe mediave, tymnajë e neveritshme (VIDEO)

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. 

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia. Sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian. Dhe po jua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim.

Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane: 'Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël.  Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje'

Ky është citim nga konkluzionet e prokurorisë italiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mehjaneve televizive dhe ditëve të gjatë të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp, që i mëshiron më së miri ata të cilët i ushqejnë këto lloj qasjesh. Janë të njëjtët dhe që priren t'iu 'bëjnë nënën këtij vendit'. Kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, provë. Dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merreni të gjitha ato mijëra faqe dhe pijini lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie. Çtë të them: që nuk i njoh këto njerëz dhe skam takuar asnjë? Është e kotë. Të të them që nuk funksionon kështu me mua është gjithashtu e kotë. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë. Në vend 6të informacionit bëhet dizinformacion", tha Kryeministri.

Kujtojmë se ditën e djesghme SPAK ka deklaruar se do u dërgonte letërporosi autoriteteve italiane në lidhje me hetimet dhe përgjimet e bëra ndaj grupit mafioz 'Ndrangheta' nëse ka prova konkrete të lidhjes së tyre me zyrtarë e politikanë shqiptarë.

Ndërkohë që vetë ambasadori italian Fabrizio Bucci shpreh mbrëmë mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të zhvillojnë hetime të pavarura në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës. Bucci i bën apel klasës politike që të lënë gjyqtarët të kryejnë punën e tyre, pasi u përket vetëm atyre të dallojnë faktet nga fjalët.  

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Përgjimet për Ndrangheta-n, Rama i del në krah Metës: Ju e dini sa i gatshëm jam ta mbroj, por në këtë rast s'ka prova (VIDEO)

Kryeministri Rama ka komentuar edhe përmendjen e Ilir Kullës, këshilltari i Ilir Metës por edhe Presidenti të Shqipërisë, edhe pse jo në emër duke thënë se kjo nuk vërteton asgjë, pasi nuk ka prova. Rama bëri ironi kur tha se dihet se sa i gatshëm është ai të mbrojë Metën, por në këtë rast tha kryeministri nuk ka prova për ta akuzuar. Ndërsa Ilir Kullën e cilësoi si fabrikues të lajmeve të rreme.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”,- tha Rama.

Ora 11:57
Përgjimet e antimafias/ Rama: U përbalt aq shumë Shqipëria sa u detyrua ambasadori italian të reagonte (VIDEO)

Për Ramën përbaltja e Shqipërisë nga mediat në lidhje me përgjime e Ndrangheta-s ishte aq e madhe sa edhe ambasadori i BE-së, u detyruar të reagonte.

"Është e paprecedentë që Ambasadori italian të detyrohet të shprehet sepse janë të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s'ka asnjë lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauze komune dhe ta bëjë Shqipërinë copë nga duart e shqiptarëve. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje apo pa ardhur këtu në çdo lloj forme", tha Kryeministri.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!