Përgjimet për pazare mes Kusari-Lila dhe Radoiçiç, përplasje në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së: Spiune

Përgjimet për pazare mes Kusari-Lila dhe Radoiçiç, përplasje në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së: Spiune

Mimoza Kusari-Lila

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur ditën e sotme me përplasje pas publikimit të audioinçizimeve ku pretendohet se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, dakordësohet me Milan Radoiçiç për pagën minimale dhe për të çuar një kandidat shqiptar në Gjykatën Kushtetuese.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radoiçiq është e fabrikuar.

Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë.

Kusari-Lila theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shance të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.

Ajo akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.

Sa i përket kërcënimit të PDK-së se nuk do të merr pjesë në asnjë votim në Kuvend derisa Kusari-Lila të jetë shefe e deputetëve  të LVV-së.

Ndërsa Kusari Lila fliste në foltore, deputetja e AAK-së, Time Kadrija iu drejtonte me fjalën “spiune” ndërsa ish-zëvëndëskryeministri, tani deputet i pavarur Haki Abazi, rrethoi foltoren dhe pjesën ku ulet kabineti qeveritar me shirita të verdhë ku shkruhet “danger”./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 10/10/2024 13:28

    Sa kisha dashur ta dij se si ndihen sot deputetét Gani Krasniqi Hydajet Hyseni dhe Fatmir Humolli pasi njihen si te deshmuar ne qeshtjen kombetare se per te tjeret ata jan gati te gjithe tbij e tbija te udbasheve dhe pjella serbosllave,pak tju thuhet spiuna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?