Përgjimi i celulës, bileta për Siri
e kërkesa për 1 muaj punë andej

Përgjimi i celulës, bileta për Siri<br />e kërkesa për 1 muaj punë andej
TIRANE- Teksa prokuroria dhe policia e Elbasanit ushtrojnë kontrolle në dy banesat e të dyshuarve për akuzën e “Trafikimit të veprave të artit” Gerti Pashja dhe shtetasit Aertil Met’hasani, në banesat e tyre janë gjetur disa armë si, pushkë, automatik kallashnikov dhe disa plumba e municione të tjera. Fill pas këtij konstatimi, janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Elbasan dy shteasit Erjon Met’hasani dhe Bardhyl Met’hasani, të cilët janë futur në një dhomë shoqërime dhe me urdhër të prokurorit janë përgjuar në mënyrë ambientale.

Në bisedat mes Erjonit dhe Bardhylit që në përgjim identifikohen me inicialet “E” dhe “B”, tregohet prania e disa armëve të vjetra e të kalbura, të cilat sipas tyre ata i kishin për t’i hedhur. Ndërkohë gjatë bisedës flitet për një çantë që kishte mbetur në makinë, ku brenda çantës ndodhej një biletë. Erjoni i thotë Bardhylit se: “Nuk i bie siraja me shku më anej jo”. Më pas Bardhyli, i përgjigjet për ku do shkonte, por ai i thotë në Itali. Më tej përgjimet që “Shqiptarja.com” publikon tregojnë bisedën që i kishin kërkuar të atit që të shkonte të punonte një muaj andej dhe të kthehej për festa. Gjatë përgjimit është folur dhe për deputetin e zonës, Qifin, si dhe dyshimet se mos përgjoheshim me çimka.

Opgj i fut të shoqëruarit në një dhomë shoqërimi, ku pasi i pyet për gjeneralitetet largohet duke i lënë të lirë në bisedë të lirë me njëri-tjetrin. Dëgjohen të lutura për Allahun nga Erioni në dhomën e shoqërimit. Dëgjohen lëvizje në dhomën e shoqërimit.

PERGJIMI 
B: Hë?
E: Hë
B: Ë?

E:Po ti këtu qënke?
B:E!
E:Ça po bën ti po falesh?
B:Mirë tha ty do të marri emër mbiemër e do ikësh tha.
E:Eeee

B:Po shenjash gishtash të morën ty?
E:Jo
B:Ë…!
Pauzë. Dëgjohen frymëmarje të thella në dhomën e shoqërimit.
E:E pikë e zezë!(Dëgjohen të trokitura në dhomën e shoqërimit)
B:Kësaj i thonë

E:Kot fare
B:Kot fare po
E:Mos or Zot, mos or Zot
E:Të vish për hall.Pf..!Një qerre problem e kur vjen puna, mos or zot!
E:Ç’të bëjmë tashi të presim avokatin të shofim. Të flasim me një avokat.
B:Ë…?

E:A të flasim me një avokat, e basta. (Pauzë). Do vij prokurori thonë këto.
B:Eh p Zot, ato s’deshën lënë fare mrena o vlla, s’është shpia e Tilit, këto ene pikë mbaroi, ai llafe. Do i them unë avokatit, po ajo është shpia ime o vlla, ç’të drejtë kanë ata të hynë?
E:Kanë pasur urdhër

B:Ë..?
B:Po s’është shpia e Tilit, e kanë pas për ke shpia e Tilit. Ku e ka shpinë Tili? Në Durrës.
E:Eh tashi iku ajo punë
B:T’i them avokatit o vlla

E:Ë…?
B:T’i them avokatit. Kanë hy në shpi teme padrejtësisht.
E:Hajde gjeje
B:Më pyetën ke armë? Ja dorëzova. Ti them unë kaq do i them nuk e di.
E:E quajnë, armëmbajtje pa lejë

B:Po mirë mo burrë
E:Po i thashë unë, ato janë hekurishte mor ti thash, ç’a jeni duke bob re i thash e është turp thash, janë hekurishte për t’u hudh.
B:I prodho tha.
E:S’dihet se kush i ka fut, e ç’arë është bërë aty.

B:Ptyyy..!
E:Unë me zor po prisja të shifja Sarën, ej bela
B:Ë…Ë…
E:Uff!
B:Robt po vrasin, po presin dhe rrinë rrugëve

E:Eh!Ato si gjen gjë
B:Ë?
E:Ato, hekurishte të kalbura, puuuuf!O Zot!
E:S’e kuptoj pse të lanë ty këtu hë?

B:Ë…
E-Pse të kanë këtu ty me mua? Pse të lanë këtu me mua them?
B:Ku di gja unë. (Pauzë). Mos kan fut çimiç.
E:Ë…?
B:(Qesh). Mos fut noj çimiç
E:Eee!

B:Ë…?
E:Se di o vlla
B:Këto janë bastarda ore. Rrim këtu kot
E:Po mirë o vlla, studjohet tjetri, ç’a familje është, çar ka bo e çar s’ka bo, e ça o Zot thuaj, o Zot thuaj.
B:Ti kot erdhe, di gjë unë o vlla, ç’punë kishin me ty ato.
E:E o zot i madh thuaj.

B:Hë ti ke ardhur kot, për ça duhet të vije ti këtu nuk e morra vesh?
E:Ë…
E:S’kemi as ndonjë orë. As ti s’ke orë?
B:Jo, e cuk, cuk! Pfff! Asnjë gjë hiç
E:Ba unë jam pa gjumë

B:Dy ditë rrugëve
E:Ë..?
B;Dy ditë rrugëve ç’a do ma ti
E:Dy ditë rrugëve edhe pothuajse sonte tre net pa gjumë

Dëgjohen frymëmarje të thella në dhomën e shoqërimit. Dëgjohen lëvizje në dhomën e shoqërimit. Dëgjohen psherëtima. Bisedë për dhomat e shoqërimit. Bisedë për të kryer nevojat personale.
E:Apo s’më nalovi barku në autostradë kur erdhëm për këtej
B:E!
E:Ha, ato paninet rrugës, pff, ene më dhemb dhe barku, hajde gjeje këtë punë.
E:Po çantën time e zbrite nga makina ti apo jo?

B:Ë…?
E:Çantën time, e zbrite nga makina?
B:Jo
E:Kujt ja dhe ti çelësat e makinës Fatit?
B:Titit
E:Kujt, kujt do ja japi atëherë?

B:Arjanit
E:Ej po është çanta ime me, me plaçka ore
B:Po s’lu njeri jo
E:Kam biletën ee… Megjithëse si bie siraja me shku ma anej jo
B:Ku?
E:Në Itali
B:Pse

E:Ah, ku meret vesh tashi
B:Po, jo re
E:Ehhh!

Bisedë për punonjësit e policisë. Bisedë që i kishte kërkuar të atit të shkonte të punonte një muaj andej dhe të kthehej për festa. Bisedë që ky vënd nuk është për njerëzit e mirë dhe që është i mallkuar. Bisedë për deputetin e zonës, Qifin. Bisedë për orën. Bisedë  për prokurorin. Dëgjohen frymëmarje të thella në dhomën e shoqërimit. Luten tek Zoti
Futet një OPGJ. Mbyllet veprimi

Dëgjimi e Transkriptimi i bisedave u krye në Zyrën e Seksionit të Teknologjisë dhe Përgjimit Ambiental nga datë 5 dhjetor 2013 deri në 10 dhjetor 2013.

*Shkrimi u publikua në numrin e sotëm (23.05.2014) të së përditshmes Shqiptarja.com (versioni print)

Redaksia Online

(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja