Përgjimi, një person u kthye nga
Siria, ja bisedat me komunarin

TIRANE- Gazeta “Shqiptarja.com” vijon publikimin e procesverbaleve të përgjimeve që sollën më pas zbërthimin e celulës muxhahedinë në Tiranë dhe Elbasan. Transkriptet tregojnë se një person që kishte ikur në Siri ishte kthyer sërisht shumë shpejt në Shqipëri. Më tej bisedat tregojnë se kërkohet lëvizja e disa armëve, por në fakt problemi qëndron se si duhet të transportohen. Bëhet fjalë për 1 mijë apo 2 mijë euro, por edhe pazari mund të 10 fishohet. Tregohet për një bisedë me një kryetar komune dhe frika nga arrestimi nga policia, në peridhuën e zgjedhjeve parlamentare.

Bisedë e përgjuar në 6 prill 2013 mes Gerti Pashja dhe njeriut me pseudonimin “Rambo” Ermir Bego.Telefonata ka zgjatur 1 minutë e 31 sekonda dhe tregohet interesimi për ardhjen e një personi nga Siria, që kishte qëndruar vetëm pak ditë në Shqipëri dhe më pas ishte larguar.

037:Selam Alekum!
314:O Alekum Selam!Hë mo vlla
037:Ç’kemi
314:Si t’ka vllai?
037: S’kisha bateri pranaj.

314:Eee, eee të mora vlla më doli çuni. Hë mor çar bën?
037:E më tha hiç mirë
314:Si i ke hallet mirë ee, e Hamdunila?
037:Mirë

314:Ti ça ke bërë naji gjë?
037:Hiç hiç asigjë.
314:Mirë, hallet problemet mirë?
037:Po hajde shtyjmë.
314:Ee… ore.
037: Hë
314:Unë, unë desha ti thesha i cikë Muhametit iku çar?
037:Edhe

314:Edhe e më kot
037:Ca thoshe
314:Pooo, kot o kot eee, eee andej është ai oo?
037:Erdhi ktu
314:Erdhi eee!
037:Po nuk ndenji iku dhe erdhi
314:Aaa!

037:Nuk ndonji iku dhe erdhi
314:Aa, s’denji andej erdhi
037:Jo jo sa iku erdhi
314:Ee Hamdula mirë është?
037:Mirë mirë

314:E po mirë, e po mirë mos t’vijë unë kta nja dy tre ditë ishalla
037:Mirë
314:Se isha isha si i pamundur o Suphanalla kto nja dy ditë edhe nuk, nuk erdhe u shqetësova një çikë m’brëmë edhe
037:Pse?

314:S’isha si në rregull
037:Pse?
314:Po kisha ca gjëra ktej nga shpia….miro o mirë vlla, hajt Selam Alekum hajt bëju Selam
037:Mirë o vlla
314:Hajt amin.

Bisedë e përgjuar në 8 prill 2013. Telefonata ka zgjatur vetëm 4 minuta e 57 sekonda. Flitet për sjelljen e armëve dhe zgjedhjet parlamentare. Sipas bisedës politika e shkatërroi fenë fare.
037:Selam Alekum!
314:O Alekum Selam po ku je o Mir Bega ku je?
037:Hë hë ca bën?
314:Çar bën, bën si t’ka vllai?
037:Si kalove me shnet nga shpia?
314:Mirë e Hamdunila mirë hajt…

037:Vetë gocën
314:Mirë mashallah mirë.Ti loçkat si i ke patur?
037:Mirë mirë mirë
314:Hallet andej problemet?
037:Po ja ashtu
314:Ram bam eee, ore

037:Hë
314:Fole me Tilin ooo?
037:Jo re nuk kam folur e burrë nuk m’ka dalë në internet, nuk m’ka marrë më ka ik për Umer ai e burrë
314:Aa, mashallah
037:Po nuk e di po do hype ta, do hyjë tani prap
314:Aa, epo mirë Hamdula ore
037:Hë

314:Çunat ç’thonë andej mirë janë?
037:Po mirë e mirë Hamdunila
314:Ee..Drejtori mirë është?
037:Mirë mirë
314:Mir ëee mashallah Hamdunila
037:Mirë Hamdunila ja tani për tani s’po ashtu po presim ishalla po bëjmë a naji punë a naji gjë
314:Ku rrihet edhe pa punë o Miri ku rrihet

037:Po nuk rrihet o burrë ca t’bosh e burrë që t’punosh do lekë
314:Po re vlla po duhen lekë po re vlla. Po z’bëri ndonjë gjë me ata ay andea?
037:Po jo ky thotë silli andej ti heq unë , ti me i fjalë ata thonë po si sole nuk, silli se i rregullojmë, vetëm kaq.
314:Po ndonjë fotografi ndonjë gjë, nuke e ti?

037:Ore ja kam çuar unë e burrë pop silli thonë ata, i kanë parë i kanë pëlqy,po silli thonë se I rregullojmë ktu
314:… ee vlla.
037:… po hy n’variant silli se i rregulloj unë thotë
314:Si thotë silli?
037:Ore silli po me ça ti çoj unë
314:Ee de aty është çështja
037:Jo se si çoj po tjetri don e pakta e pakta 1000 euro me sa e shumta e shumta 2000 euro, do që ti çojë
314:Ti çojë?

037:Ee kurse arje i heq me shumë se 10-të p.sh bi llafi
314:I heq eee?
037:Po
314:Po re vlla po
037:Ku di gjë unë se di
314:Ça unë unë të shikoj, po mora donjë lekë sot mund të vij sot, po s’mora s’do vij gjë
037:Ishalla, po mirë e mirë kur ta shikosh se tani edhe edhe s’dalim dot andej se është

314:Hë
037:Me i fjalë është shi ku dalin kto t’malit
314:Po po po vlla po
037:T’hapi koha nja i javë
314:Po
037:Edhe  ishalla dalim, a e ke parasysh
314:Mirë mirë o Miri mirë
037:Naji gjë tjetër?
314:Hiç mirë Hamdunila vijmë vërdallë t’keqen vllai

037:Andej ca bëhet?
314:Fitne të mëdhaja t’katër anët fitne Hamdunila
037:Po po
314:Politika e shkatëroi fenë fare, e Allahu na rujt
037:Ça flet o burrë e mirë mirë e pra për… Durrahinin më e rëndë me problem dialogu dhe harmonia ndër fetare.
314:Nuk e di
037:Po ca flet kta po i marrin n’qafë njerëzit e burrë
314:Nuk e di

037:Mes ca lloj ca lloj ca lloj…janë kto burrë
314:Allahu na rujt oo
037:Unë i thoja atij kryetarit ore që n’fillim nuk votoj unë skam më kto andej ktej ai prap tani mu, m’tha mu po ku falesh ti tha andej m’tha mu.
314:Eee
037:E dhe s’falesh ktej ti m’tha mu, jo i thash unë falem andej, pop se s’falesh ktej m’tha mu, po ktej i thash unë të arreston policia
314:Hë hë hë

037:S’foli iku
314:Hë hë hë
037:Nuk foli iku, po ik e shoku thash, ke 50.000 lekë thash se vajti goca 2 vjeç e sa e s’mi ke dhonë akoma thash, janë t’miat, do mi japësh ti i thash, do ti jap tha legeni
314:Hë hë hë mirë vlla mirë
037:Ata janë legena mirë
314:Mirë hajt beju Selam
037: Shiko t’hapi koha nesër pasnesër, ishalla hap koha
314:Ishalla ishalla
037:Edhe që t’vish me kohë me kshu me i fjalë, me i fjalë me që t’vijmë mase ikim n’Peqin e marrim atë
314:Ishalla mirë o Miri hajt Selam Alekun
037:Ai ai m’tha mua që shko mere se ja kam dhënë porosi nanën

314:Aa, t’tha shko mere ee?
037:Po m’tha shko mere kupton nuk ka problem po tashi puna është se ai m’tha para pesë muajve mu shko merre, di se mos ka vajt naji tjetër e ka marrë, mos i ka thnë naji tjetër ta marrë dhe ai ka thënë ik e merre te nana, pranaj nuk e dip o duhet t’flas iherë
314:Po duhet t’komunikosh njiherë me Tilin

037:Po pra po, ore kam fol ee po kam dy tre ditë që kur ke marrë ti s’kam fol
314:Mirë o vlla mirë mirë
037:Ai Oli. Lili kta ca bojnë?
314:Po hiç mirë vlla mirë e Hamdunila, Lili është mirë mashallah mirë Olka mirë mirë o me vete neve e ke parasysh a nuk përzihemi shumë me kto
037:Po mirë po ca…

314:O luftë ka në të katër anët…
037:Po ca do përzihesh me kta
314:Mirë o vlla mirë hajt… Selam Alekum hajt Allahu ju ndihmoftë
037:E Alekun Selam

314:E bëju Selam dhe vllezërve hajt
037:Mirë.

Bisedë e përgjuar në 6 prill 2013
(Në foto: Bisedë e përgjuar në 6 prill 2013 mes Gerti Pashja dhe njeriut me pseudonimin “Rambo” Ermir Bego)

(Vijon nesër)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen