Përkthimi i letër porosive mban peng dosjen e Avdylajve - Report Tv siguron dokumentin: Trafiku i drogës nga Kolumbia, Europa, Turqia e Shqipëria

TIRANË - Mos përkthimi në kohë i letër-porosive që kanë mbërritur nga Bari, Firence dhe ekzaminimi i atyre të mbërritura nga Prishtina janë arsyeja përse Krimet e Rënda zgjatën me tre muaj hetimet për dosjen 339/1.

Kjo kërkesë e akuzës u bë për 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit "Vol-Vo 4" në të konsideruarën 339/1 e cila lidhet me trafikun e drogës, ndërsa 339 e cila lidhet me krimin elektoral në Durrës, është e veçuar nga ky grup.

Sipas hetimeve të Prokurorisë deri më tani është arritur të krijohet skema e trafikut të drogës e cila sipas hetuesve Dritan Prenci dhe Vladimir Mara ishte ndërkontinentale duke nisur nga Kolumbia, Anglia, Gjermania, Italia, Holanda, Kosova, Turqia dhe Norvegjia.

Më 21 tetor 2018, Krimet e Rënda kanë caktuar "arrest me burg" për personat në hetim, masa të cilat disa prej tyre janë ndryshuar në Apel ndërsa zgjatja e afateve kërkohet për Hajri Seferin, Jasin Avydlin, Shkëlqim Avdylin, Astrit Avdylin, Sajmir Gjepalin, Altin Avdyli, Fatos Llaftiu, Denis Llaftiu, Esat Mehmeti, Sajmir Sulejmani, Ardit Gjyriqi, Elton Shehaj, Gjevi Noka, Mustaf Shuti, Xhevit Shuti, Anila SHuti, Flamur Celaj, vehbi Berushi, Orges jahelezi.

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv thuhet "nga nevoja për kryerje të veprimeve hetimore, si përkthimi i akteve, këqyrja e akteve të përftuara nga analizimi i tabulateve telefonike".

Ndërsa përgjatë seancës, vetë të pandehurit kërkuan lirinë duke mohuar të kenë lidhje si me drogën e kapur në itali ashtu edhe me laboratorin e heroinës në Brenog të Kukësit.

Sipas avokatëve të personave të ndaluar për këto akuza rezulton se dy prokurorët Prenci dhe Mara paçka se kanë kërkuar afatin e ri me tre muaj shtesë duke e çuar në 15 muaj burgosjen e grupit "Avdylaj" e të tjerë ende asnjërin prej tyre nuk e kanë marrë asnjëherë në pyetje.

Kërkesa e prokurorisë që zgjati afatet e dosjes 339/1 me tre muaj

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja