Përkthimi/ “Hija” dhe “Ura...”
e Kadaresë botohen në rumanisht

Përkthimi/ “Hija” dhe “Ura...”<br />e Kadaresë botohen në rumanisht
TIRANE- Revista “Magazin” njofton se në Rumani janë botuar dy romane të Kadaresë: “Hija” dhe “Ura me tri harqe”. Të dy botohen në gjuhën rumume nga përkthyesi i talentuar Marius Dobrescu dhe botimet Humanitas Fiction.

Autori i shkrimit, George Cusnarencu, pasi shprehet se Ismail Kadare është një ndër autorët e tij më të preferuar krahas prozatorëve të shquar të letërsisë bashkohore si Marques, Günter Grass, Kazantzakis, Yasunari Kaëabata, etj, shkruan se në koleksionin e botimeve të prozës moderne të organizuar nga Denisa Komanesku kohët e fundit janë përfshirë edhe dy romane nga shkrimtari i njohur shqiptar: Këta janë  “Ura me tri harqe” dhe “Hijet”.

Autori i shkrimit, George Cusnarencu, ka përshkruar me imtësi subjektin e dy veprave ku ndër të tjera shruan se “Ismail Kadare është një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore europiane. Në romanin “Ura me tri harqe” (të përkthyer nga Marius Dobrescu) ai i vendos ngjarjet diku në pranverën e vitit 1377.“ Më tej Cusnarencu shpjegon gjerësisht baladën ballkanike që ka lidhje me këtë urë duke e komentuar mesazhin e këtij romani me shenjat e fakteve të frikshme që paralajmërojnë një tragjedi shumë më të madhe që kërcënon Bizantin dhe Ballkanin.

Ndërsa për romanin “Hijet” të Ismail Kadaresë edhe ky i përkthyer nga Marius Dobrescu, autori i shkrimit përshkruan thelbin e këtij romani me historinë e një dashurie të pamundur që jeton në kufirin midis dy botëve. Një regjisor i ri ka lënë pas vendin duke iu drejtuar Parisit.

Këtu ai takohet me Silvën, një aktore të bukur dhe interesante dhe të dy i lidh pikërisht distanca nga vendi i tyre dhe keqardhja për të. Sipas autorit të shkrimit, kjo vepër mjaft origjiale mbështetet në thashethemet e një komuniteti të izoluar e primitiv, morali i të cilit është dogma e gënjeshtërt e një shoqërie në degradim shpirtëror, ku në gjendje të izoluar mund dënohet apo vritet pamëshirshëm thelbi njerëzor i individëve me shpirt të pastër, të lirë e krijues.

Por kjo novelë nuk fajëson vetëm regjimin e dikurshëm, apo sistemin e atëhershëm shqiptar, por edhe sesi mbijetoi me dekada sepse ushqehej nga xhelozia dhe cmira e disa individëve që jetonin në hijen e mjerimit të tyre.

Në revistën ““Magazin” shkruhet edhe një biografi e shkurtër e shkrimtarit shqiptar: Ismail Kadare lindi në 1936 në Shqipëri, u diplomua në Tiranë për Filologji dhe ka kryer studimet në Institutin e Letësisë “Maksim Gorki” në Moskë. Kadare në moshën tetëmbëdhjetë vjeç ka botuar një vëllim me poezi, “Frymëzime djaloshare”. Ndërsa në prozë ka hyrë fyqishëm në vitin 1963 me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili i solli një famë ndërkombëtare.

Në vitet e mëvonshme vazhdoi të botojë romane dhe disa vëllime me tregime të shkurtra, duke fituar një reputacion të pakrahasueshëm në botën letrare. Përveç shpërblimeve të shumta të tjera dhe nderimeve si shkrimtar shpërblehet në 1992 me “Kalorësi letrave” dhe në 2005 me Çmimin prestigjioz Ndërkombëtar Man Booker, e në 2015-n me Çmimin “Jerusalem”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot