Përkujtohet 17-vjetori i tragjedisë
së Otrantos në portin e Vlorës

Përkujtohet 17-vjetori i tragjedisë<br />së Otrantos në portin e Vlorës
VLORE- Me buqeta me lule në përkujtim të të afërmve të tyre u mbush bregu i detit të Vlorës, sot kur shënohet 17-vjetori i tragjedisë së Otrantos. Të përlotur dhe në kërkim të drejtësisë, familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë përkujtuar ngjarjen e rëndë, ku humbën jetën 81 persona dhe humbën 24 të tjerë, të cilët po emigronin drejt shtetit italian për një jetë më të mirë. Familjarët kanë përsëritur apelin e tyre të përvitshëm ndaj qeverisë që drejtësia të vihet në vend.
 
Kryeministri Edi Rama i ka ngushëlluar familjarët e viktimave përmes një mesazhi në telefon, ndërsa ndryshe nga herët e tjera ceremonisë përkujtimore nuk i janë bashkuar përfaqësues të pushtetit lokal.
 
Në trazirat e marsit të vitit 1997, 120 shqiptarë, nisën rrugëtimin drejt Italisë për një jetë më të mirë me anijen shqiptare Kateri i Radës. Ajo u godit nga një flotëanije luftarake italiane “Sibilla”, duke shkaktuar 81viktima, mes tyre 46 gra dhe fëmijë, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën

Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën