Kuvendi u përfshi në debate për procesin e rindërtimit, pas akuzave të opozitës se banesat nuk janë dorëzuar ende pas 7 vitesh nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019. Debateve nuk u qëndroi dot larg as djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili edhe në këtë seancë lëshoi perlën e tij të radhës. Fantazia e Balliut shkoi larg, aq sa doli në konkluzionin se ish-presidenti Ilir Meta është një “parashikues i saktë i tërmeteve” që mund të godasin vendin tonë.
Për tu bërë më i besueshëm në sallën e Kuvendit, Balliu përdori një artikull ku tregohej se Meta asokohe i është drejtuar me një letër qeverisë Rama dhe i kërkonte të merreshin masa pasi një tërmet apokaliptik mund të godasë Ballkanin, referuar parashikimit të sizmiologu grek, Akis Tselentis. Por, kjo letër e Metës detyroi sizmiologun të përgënjeshtrojë lajmin dhe të pastrojë figurën e tij nga një fake news.
Si duket Balliut i pëlqejnë gënjeshtrat dhe akuzoi Shqiptarja.com se e cilësoi deklaratën e Metës gafë, por në fakt nuk tha të vërtetën: se vetë sizmologu Tselentis e kishte përgënjeshtruar “parashikimin e Metës” në emër të tij.
“Ushtari i Suelit tha diçka interesante, që duhet parë me shume vëmendje, nuk parashikohej dot tërmeti. Këtë e tha vetë zotëria këtu, ndërkohë që urdhëroni këtu ja ku është parashikimi i Metës si president, që i referohet specialistëve në Greqi, që mund të vijë një tërmet në Shqipëri në korrik. Qeshni ju se mbushët xhepat me rindërtimin. Ja ku e keni “letra për Ramën, Meta jep alarmin: Merrni masa se do bjerë një tërmet”. Çfarë bëtë ju? Ju nxorët direkte Carlo Bollinon të thoshte gafa e rëndë e Ilir Metës se nuk mund t’i parashikosh. Ua paralajmëroi më 29 korrik 2019, dhe tërmeti ra më 26 nëntor, i pari të ra në shtator, i dyti në nëntor, bë vend të kërkoni ndjesë, vazhdoni dhe qeshni”, tha Balliu në Kuvend.
Edhe pse vetë ai ishte gati për të qeshur, Balliu këmbënguli në Kuvend se Ilir Meta ia doli dhe arriti ta parashikojë saktë rënien e tërmetit. Një analist kaq i saktë dhe një “lider” kaq i besueshëm nuk do të ishte keq si kandidat i Sali Berishës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Komente











Komplet politike budalla ! Sepse duhet te flitet per tema reale jo per humor ! Si do rritet pensioni nga 70-100€ qe marrin me mijera pensionist ne pension minimal 300$ dhe ta mendosh se edhe 300€ jane shume pak para per kohen qe jetojme ! Pensionet nga korrik 2026 duhet te behet pension minimal 300$
PërgjigjuRrespekte per djalin e bahri fariut! nje aset i cmuar, nje individ fantastik dhe nje mendje brilante e rritur me paçe plenci!
PërgjigjuNuk dua ta ofendoj por Balliu junior eshte me i meti qe ka pasur parlamentarizmi shqiptar per 100 vjet.Dhurate nga Saliu me listst e mbyllura
Përgjigju