Perla e Nedim Bajramit s'mjafton, Milan merr 3 pikë kampionësh

Një 3 pikësh kampionësh ka qenë ai që Milan ka marrë në javën e tetë të Seria A.

"Djalli" ka fituar 1-3 kundër Empolit, një skuadre që barazoi rezultatin në minutën e 92.  Golit të Rebic në pjesën e dytë iu përgjigj mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, i cili realizoi një perlë nga goditja e dënimit.

Ky eurogol dha përshtypjen se ndeshja do përfundonte në barazim, por Milan gjeti të forcën të realizonte jo një, por dy herë. 

Kampionët në fuqi rimorën avantazhin me Ballo Toure, ndërsa në minutën e 97 Leao vulosi shifrat përfundimtare në 1-3. Milan me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 17 pikëve ndërsa mban të paktën përkohësisht vendin e tretë. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd-zh: 02/10/2022 11:04

    Nedin Bajrami,”i tregoi” Milanit se si mund tefitonte ne min e 97’,duke i bere nje gol qe do te kishte nje peshe te madhe pozitive per te dhe per Empolin,ashtu sikurse goli i Uzunit apo Lenjanit me kombetaren,qe ne fakt nuk bene gje tjeter vetem sa u “kthyen ne ilac gjumi “ per ta duke lejuar kundershtarin te fitoje. Kam nje keqardhje te madhe per Bajramin qe ta ndjekin keto koincidenca edhe pse jam milanist,por ja qe perpara te gjithave qenka shqiptaria edhe ne sport.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së