BRAZIL - Një përleshje mes tifozëve të Palmeiras dhe Cruzeiro në autostradën Fernão Dias la të paktën një të vdekur dhe 17 të plagosur mëngjesin e kësaj të diele.

Incidenti u regjistrua rreth orës 5 të mëngjesit, në kilometrin e 65 të autostradës, në rajonin e Mairiporã. Janë disa video të publikuara në internet që tregojnë një autobus në flakë dhe tifozët e plagosur.

“Sipas informacioneve paraprake, tifozët e Cruzeiro u zunë në pritë nga tifozët e organizuar të Palmeiras”, thuhet në raportimin e Sekretariatit të Sigurisë Publike (SSP). Tifozi i Cruzerio që vdiq ishte 30 vjeç. Emri i tij nuk u bë i ditur nga autoritetet vendore, por TV Globo dhe g1 zbuluan se viktima ishte José Victor Miranda, 30 vjeç.

Kjo nuk është hera e parë që tifozeritë e dy skuadrave përleshen dhe bilanci vijon të jetë tragjik.