Përleshjet mes policëve dhe të burgosurve në burgun e Shkupit, familjarët e të dënuarve: Kemi informacione se i kanë rrahur keq

Përleshjet mes policëve dhe të burgosurve në burgun e Shkupit, familjarët e të dënuarve: Kemi informacione se i kanë rrahur keq

Dhjetë efektiva të policisë dhe disa të burgosur në Maqedoninë e Veriut janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës në Shkup.

Pas aksionit të policisë në burgun e Idrizoves, disa nga familjaret e të burgosurve qëndronin në hyrje të burgut të Idrizovës për të marrë informacione se në çfarë gjendje shëndetësorë janë të afërmit e tyre.

“Vëllain e kam këtu, është i burgosur e di se është i maltretuar dhe është shumë keq, ndoshta ka edhe këmbë të thyer dhe është shumë keq. Nuk e di në çfarë shteti jetojmë a është shtet demokratik ky a nuk di çka të them. I mora edhe disa foto që ua dërgova edhe ju si dëshmi se në çfarë shteti jetojmë, shtet kandidat për Evropë, dhe këto gjëra të ndodhin, nëse vëllai im ka bërë gabim po e vuan dënimin por tani a duhet t’i vuaje edhe këto, dhe dihet se çfarë kushte kanë edhe me i maltretuar dhe të rrihen pa faji, nuk ka të drejtë të rrihen sepse është gjyqi për atë punë le ta dënojnë nëse ka bërë vepër këtu por unë e di se vëllai është i pastër për këtë punë”, tha një familjar.

Kemi informacione se është i rrahur keq, pa arsye, nuk e di përse, nuk e di në çfarë shteti jetojmë”, u shpreh një familjar tjetër, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve kanë bënë rezistencë aktive ku janë lënduar edhe 10 policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit.

Pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një pavijon gjysmë i hapur, gjatë të cilit janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të burgosurit. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse”, tha zëdhënësi I MPB-së, Toni Angellovski.

Incidenti ka ndodhur pasi të burgosurit, kanë bërë rezistencë gjatë aksionit të policisë për të kontrolluar qelitë, pas informacioneve për futjen e sendeve të ndaluara.  Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike. Në rrjetet sociale janë shpërlarë shumë fotografi nga qelitë e burgut të Idrizovës, ku duken shumë të burgosur me lëndime të rënda trupore. Në muajt e fundit, burgu i Idrizovës është përballur me disa skandale, ndër të tjera, me hapjen e një tuneli nëntokësor nga të burgosurit që kishin planifikuar arratisjen.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit